Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar të mërkurën një shitje të mundshme në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh për pajisje dhe shërbime që lidhen me mirëmbajtjen e avionëve luftarakë F-16 të Ukrainës.
Sipas njoftimit zyrtar, blerja do të financohet përmes programit JUMPSTART, me mjete të siguruara nga Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia.
“Ukraina do t’i përdorë fondet e programit JUMPSTART – Shërbime, Trajnime dhe Pajisje me Afat të Shpejtë për Programin Shumëkombësh të Ukrainës – për këtë blerje. Në këtë transferim nuk do të përfshihen fonde nga SHBA-ja”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Paketa përfshin pajisje me aktivizim përmes fishekëve dhe pajisje me aktivizim përmes ngarkesave shtytëse, pajisje laboratorike, si dhe mbështetje për transportin.
Departamenti i Shtetit bëri të ditur se kjo paketë do t’i shtohet një marrëveshjeje të mëparshme, vlera e së cilës ishte nën pragun që kërkon njoftimin e Kongresit amerikan.
Miratimi synon të mbështesë mirëmbajtjen dhe funksionimin e flotës së avionëve F-16 të Ukrainës, ndërsa financimi do të sigurohet nga partnerët evropianë, pa përdorimin e fondeve amerikane.

Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste
Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve
Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes
Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?
Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë
Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, Çupiq konfirmon vazhdimin e politikës së Vuçiqit ndaj Moskës