Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026 3 min read
Share the news

Policia Kufitare e Serbisë deklaroi se personat ndaj të cilëve ka ndalesë për kalimin e kufirit ose është lëshuar urdhërkërkim, nuk mund të largohen ligjërisht nga vendi.

Deklarata vjen pas raportimeve se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, mund të jetë larguar nga Serbia.

Radoiçiq, i cili është nën hetime për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës, nuk u paraqit në polici më 15 nëntor, ndonëse ishte i detyruar ta bënte këtë sipas një vendimi gjyqësor.

Policia Kufitare e Serbisë sqaroi se nuk mund t’ia ndalojë askujt kalimin e kufirit pa pasur një bazë ligjore ose një vendim gjykate që ia kufizon lirinë e lëvizjes.

Sipas saj, kur gjykata merr një vendim të tillë, ia dërgon atë zyrtarisht policisë në vendbanimin e personit, në mënyrë që të regjistrohet dhe, sipas nevojës, të zbatohet edhe në pikat kufitare.

Megjithatë, Policia nuk sqaroi nëse kishte marrë ndonjë vendim të tillë për Radoiçiqin.

Gjykata e Lartë në Beograd vendosi më 17 nëntor t’i caktojë paraburgimin Radoiçiqit dhe të lëshojë urdhërkërkim ndaj tij, pasi ai nuk ishte paraqitur në polici dy ditë më herët.

Në publik, ndërkohë, nisën të qarkullonin informacione se Radoiçiq mund të ishte larguar nga Serbia.

Më 4 tetor 2023, gjykata serbe refuzoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Në vend të kësaj, ajo vendosi masa kufizuese, duke ia ndaluar largimin nga vendbanimi pa leje, duke ia konfiskuar pasaportën dhe duke ia ndaluar udhëtimin në Kosovë.

Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023, ku ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj dhjetëra personave të dyshuar për përfshirje në këtë sulm, përfshirë Radoiçiqin, dhe kanë kërkuar nga Serbia ekstradimin e tij në Kosovë.

Rasti i udhëtimit të Vulinit në Moskë

Drejtoria e Policisë Kufitare e Serbisë komentoi edhe udhëtimin e ish-zyrtarit të lartë shtetëror serb, Aleksandar Vulin, drejt Moskës më 3 nëntor.

Ajo tha se çdo person që ka dokument të vlefshëm udhëtimi dhe ndaj të cilit nuk ka ndalesë nga autoritetet kompetente apo pengesa të tjera ligjore, mund ta kalojë lirisht kufirin.

Lidhur me kthimin në Beograd të avionit që po fluturonte drejt Moskës, Policia Kufitare tha se i kishte kryer të gjitha detyrat e saj në përputhje me ligjin.

“Vulin e kaloi kontrollin e detyrueshëm kufitar, ashtu si edhe pasagjerët e tjerë të fluturimit për në Moskë. Kontrollet e tjera, përkatësisht kontrolli i udhëtarëve dhe bagazheve para hyrjes në avion, nuk janë në kompetencën e Policisë Kufitare”, thuhet në njoftim.

Avioni i kompanisë Air Serbia, që ishte nisur drejt Moskës më 3 nëntor, u kthye në Beograd, për shkak të, siç u tha, nevojës për një kontroll shtesë sigurie ndaj një pasagjeri.

Pas përfundimit të kontrollit, avioni u nis sërish drejt Moskës.

Përveç Vulinit, në avion ndodheshin edhe Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë, biznesmen dhe politikan prorus, si dhe Dushan Bajatoviq, drejtor i kompanisë shtetërore të gazit, Srbijagas./REL

Tags: Milan Radoiçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Regjimi i Vuçiqit nën akuza të reja: BIA përdorej për të ndjekur kundërshtarët politikë

Regjimi i Vuçiqit nën akuza të reja: BIA përdorej për të ndjekur kundërshtarët politikë 7 min read
  • Ballkan

Regjimi i Vuçiqit nën akuza të reja: BIA përdorej për të ndjekur kundërshtarët politikë

The Geopost November 20, 2026
Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

The Geopost November 20, 2026
Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

The Geopost November 20, 2026
Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron

The Geopost November 20, 2026
FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i

The Geopost November 20, 2026
Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi 3 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.