Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron

The Geopost November 20, 2026 1 min read
Share the news

Një shpërthim është raportuar pranë fshatit Chmielek, në rajonin Biłgoraj të Polonisë lindore, duke ngritur dyshime se territori polak mund të jetë goditur nga një raketë ose dron i armatosur.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë po heton mundësinë e një shkeljeje të hapësirës ajrore të vendit, ndërsa ende nuk ka konfirmim zyrtar për llojin dhe origjinën e objektit të dyshuar.

Sipas raportimeve, pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë një shpërthim rreth orës 06:35 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Incidenti vjen vetëm disa orë pas bisedimeve trepalëshe në Kinë mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping.

Ngjarja përkon gjithashtu me diskutimet e zhvilluara një ditë më parë në Berlin, ku udhëheqësit evropianë u mblodhën për të shqyrtuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.

Incidenti ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë e hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s që kufizohen me Ukrainën, si dhe rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore ukrainase.

Tags: Donald Trump Drona Polonia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i
Next: Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026
Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

The Geopost November 20, 2026
Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

The Geopost November 20, 2026
FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i

The Geopost November 20, 2026
Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi 3 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

The Geopost November 20, 2026
BE-ja propozon një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën – sa do të kushtojë dhe a do të kthehet? 7 min read
  • Botë
  • News

BE-ja propozon një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën – sa do të kushtojë dhe a do të kthehet?

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.