Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Raporti i Gallupit për 2025-ën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë

The Geopost November 19, 2026 1 min read
Share the news

Kosova është renditur ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë, sipas Indeksit Global të Ligjit dhe Rendit 2025, të publikuar nga kompania ndërkombëtare Gallup.

Në këtë indeks, Kosova ka marrë 90 pikë, duke u pozicionuar në mesin e shteteve me vlerësimin më të lartë për sigurinë personale dhe rendin publik në kontinent.

Sipas të dhënave të raportit, Kosova renditet e pesta në Evropë, përpara disa shteteve të zhvilluara, përfshirë Gjermaninë, Portugalinë dhe Kroacinë, të cilat kanë nga 86 pikë, Poloninë dhe Belgjikën me nga 84 pikë, Italinë me 82, Francën me 81 dhe Mbretërinë e Bashkuar me 80 pikë.

Edhe në nivel rajonal, Kosova ka rezultat më të lartë se vendet fqinje. Shqipëria ka marrë 86 pikë, Mali i Zi 84, ndërsa Serbia 82 pikë.

Në krye të renditjes evropiane gjenden Zvicra, Lituania dhe Norvegjia, me nga 91 pikë. Danimarka dhe Finlanda kanë marrë po aq pikë sa Kosova, 90.

Ndërkaq, në nivel global, vendin e parë e mban Taxhikistani me 96 pikë, i ndjekur nga Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me nga 95 pikë.

Indeksi Global i Ligjit dhe Rendit i Gallupit mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë personale, besimin në institucionet e zbatimit të ligjit dhe përvojat e tyre me krimin. Vlerësimi bazohet në anketa të zhvilluara në dhjetëra shtete dhe territore në mbarë botën.

Tags: Kosova

Continue Reading

Previous: Stojkoviq reagon ndaj drejtësisë serbe për Radoiçiqin: E lanë të lirë terroristin, gjyqtarët dhe prokurorët shkelën ligjin për ta mbrojtur atë

Stojkoviq reagon ndaj drejtësisë serbe për Radoiçiqin: E lanë të lirë terroristin, gjyqtarët dhe prokurorët shkelën ligjin për ta mbrojtur atë 3 min read
  • Ballkan

Stojkoviq reagon ndaj drejtësisë serbe për Radoiçiqin: E lanë të lirë terroristin, gjyqtarët dhe prokurorët shkelën ligjin për ta mbrojtur atë

The Geopost November 19, 2026
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit

The Geopost November 19, 2026
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia kujton Marta Kos-it krimet e Millosheviqit në Kosovë 3 min read
  • Ballkan

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia kujton Marta Kos-it krimet e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost November 19, 2026
“Serbia nuk i sanksionon rusët dhe vazhdon linjën nacionaliste ndaj Kosovës”, Martens kërkon distancim nga Beogradi 3 min read
  • Ballkan

“Serbia nuk i sanksionon rusët dhe vazhdon linjën nacionaliste ndaj Kosovës”, Martens kërkon distancim nga Beogradi

The Geopost November 19, 2026
SHBA-ja miraton shitjen e dy sistemeve HIMARS për Shqipërinë 2 min read
  • Ballkan

SHBA-ja miraton shitjen e dy sistemeve HIMARS për Shqipërinë

The Geopost November 18, 2026
Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat 4 min read
  • Ballkan

Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat

The Geopost November 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.