Analisti politik malazez, Ljubomir Filipoviq, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin e organizuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Ai ka vlerësuar se tolerimi i nacionalizmit serb po sjell pasoja që tashmë po ndihen edhe në institucionet evropiane, duke rikujtuar se e njëjta këngë është promovuar edhe në Moskë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Filipoviq ka kritikuar atë që e cilëson si normalizim të nacionalizmit serb, duke thënë se fenomeni që është bërë i zakonshëm në Serbi tashmë po depërton edhe në Bruksel.
Ai iu referua këngës “Oj Kosovo, Kosovo”, e popullarizuar nga këngëtarja nacionaliste serbe Danica Crnogorçeviq, e cila është interpretuar edhe në Moskë, gjatë festimeve të Ditës së Fitores pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
“Ky është rezultati i tolerimit të nacionalizmit serb. Ajo që është normalizuar në Serbi tani po arrin edhe në Bruksel”, ka shkruar Filipoviq.
Sipas tij, fakti që të njëjtat këngë nacionaliste dëgjohen si në Moskë, ashtu edhe në Bruksel, dërgon një mesazh të paqartë për pjesën tjetër të Ballkanit.
“Dëgjimi i të njëjtave këngë nacionaliste në Moskë dhe Bruksel dërgon një mesazh të paqartë për pjesën tjetër të Ballkanit”, ka theksuar ai.
Reagimi i Filipoviqit vjen pas polemikës së krijuar nga interpretimi instrumental i këngës në koncertin e 15 nëntorit, të organizuar nga Komisioni Evropian në kuadër të hapjes së Forumit të Zgjerimit.
Kënga, e krijuar më 1989, përmban vargje që kundërshtojnë heqjen dorë nga Kosova dhe promovojnë pretendime territoriale të Serbisë ndaj saj.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës, duke theksuar se ajo nuk përfaqëson qëndrimet e Komisionit Evropian.
Ndërkohë, përfshirja e saj në aktivitet ka nxitur reagime nga zyrtarë të Kosovës dhe eurodeputetë, të cilët kanë kërkuar sqarime për mënyrën se si u përzgjodh dhe u miratua repertori muzikor.
The GeoPost

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit
Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja
Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në
Studentët në Serbi publikojnë programin politik: Kosovën e duan pjesë të Serbisë, kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat ndërkombëtare