Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Hungaria gjen afro 20 milionë dollarë të fshehura në pyje dhe depo, në hetime ish-ministri i Viktor Orban

The Geopost November 14, 2026 1 min read
Share the news

Autoritetet në Hungari kanë sekuestruar afro 20 milionë dollarë para të gatshme, të cilat dyshohet se ishin fshehur në pyje, ndërtesa fermash, depo dhe prona private, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të qeverisë së Viktor Orbanit, Miklos Sesztak.

Sipas Reuters, paratë u zbuluan gjatë kontrolleve të zhvilluara nga hetuesit, të cilët gjetën shuma të mëdha të fshehura në lokacione të ndryshme.

Ministri i Financave, Andras Karman, bëri të ditur se shuma e sekuestruar përfshin 5.07 miliardë forinta hungareze, 2.66 milionë euro dhe 1.26 milionë dollarë.

Për numërimin e parave u angazhuan 12 punonjës të Thesarit Shtetëror, të cilëve iu deshën tetë orë dhe pesë makina për numërimin e kartëmonedhave.

Miklos Sesztak, i cili shërbeu si ministër i Zhvillimit në qeverinë e Orbanit nga viti 2014 deri më 2018, ka mohuar çdo përfshirje në keqpërdorime. Ndërkohë, avokati i tij nuk ka komentuar lidhur me sekuestrimin e parave.

Ky aksion është pjesë e fushatës së gjerë kundër korrupsionit, të cilën kryeministri aktual, Peter Magyar, e ka quajtur “Operacioni Purgatori”.

Magyar erdhi në pushtet pas fitores në zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbanit.

Ai ka premtuar luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, të cilat ishin përkeqësuar gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij.

The GeoPost

Tags: Hungari Peter Magyar Viktor Orbán

Continue Reading

Previous: Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët

Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët 2 min read
  • Botë
  • News

Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët

The Geopost November 14, 2026
Turqia demonstron fuqinë e dronëve luftarakë, Akinci dhe Bayraktar TB2 ulen e ngrihen nga autostrada 1 min read
  • Botë
  • News

Turqia demonstron fuqinë e dronëve luftarakë, Akinci dhe Bayraktar TB2 ulen e ngrihen nga autostrada

The Geopost November 14, 2026
“A është sulm terrorist?” – Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare deklarohet pas ndalimit të fluturimeve 2 min read
  • Botë
  • News

“A është sulm terrorist?” – Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare deklarohet pas ndalimit të fluturimeve

The Geopost November 14, 2026
Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.