Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Turqia demonstron fuqinë e dronëve luftarakë, Akinci dhe Bayraktar TB2 ulen e ngrihen nga autostrada

The Geopost November 14, 2026 1 min read
Share the news

Kompania e mbrojtjes Baykar ka bërë të ditur se dronët luftarakë të Turqisë kanë realizuar me sukses uljen dhe ngritjen nga një autostradë gjatë një stërvitjeje emergjente, transmeton Anadolu.

Stërvitja demonstroi aftësinë e mjeteve ajrore luftarake pa pilot (UCAV) të prodhimit vendas, Akinci dhe Bayraktar TB2, për të operuar pa ndërprerje në rastet kur pistat tradicionale të fluturimit nuk janë të disponueshme.

Tre mjete ajrore u ngritën nga baza të ndryshme, përkatësisht një Bayraktar TB2 nga Kesani, një Akinci nga Çorlu dhe një Bayraktar TB2 i Forcave Tokësore Turke nga Izmiri, për t’u bashkuar në autostradën Manisa-Balikesir.

Të tre mjetet ajrore realizuan me sukses uljen dhe ngritjen nga ky segment i autostradës, i cili ishte përzgjedhur pas studimeve në terren në vende të ndryshme të Turqisë.

Baykar planifikon ta zgjerojë konceptin e operimit pa pista në të gjitha platformat e saj të prodhimit vendas, përfshirë avionin luftarak pa pilot Kizilelma dhe Bayraktar TB3, i cili është projektuar për operim nga anije dhe mund të përdorë pista të shkurtra.

Stërvitja u zhvillua në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Autostradave ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat qëndruan në gatishmëri. /AA/

Tags: Drone Turqia

Continue Reading

Previous: “A është sulm terrorist?” – Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare deklarohet pas ndalimit të fluturimeve
Next: Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët

Hungaria gjen afro 20 milionë dollarë të fshehura në pyje dhe depo, në hetime ish-ministri i Viktor Orban 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria gjen afro 20 milionë dollarë të fshehura në pyje dhe depo, në hetime ish-ministri i Viktor Orban

The Geopost November 14, 2026
Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët 2 min read
  • Botë
  • News

Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët

The Geopost November 14, 2026
“A është sulm terrorist?” – Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare deklarohet pas ndalimit të fluturimeve 2 min read
  • Botë
  • News

“A është sulm terrorist?” – Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare deklarohet pas ndalimit të fluturimeve

The Geopost November 14, 2026
Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.