Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

The Geopost November 13, 2026 2 min read
Share the news

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia po humb çdo muaj më shumë se 40 mijë ushtarë të vrarë ose të plagosur rëndë në luftën kundër Ukrainës.

Gjatë një fjalimi në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut, më 11 nëntor, Rutte i krahasoi këto humbje me ato të ushtrisë amerikane gjatë 14 viteve të Luftës së Vietnamit.

“Shtetet e Bashkuara humbën 56 mijë ushtarë gjatë 14 viteve në Vietnam. Ndërsa këtu, Rusia humb 40 mijë të vrarë ose të plagosur rëndë brenda një muaji. Të dhënat fillestare për tetorin tregojnë se kjo shifër mund të ketë arritur në mbi 50 mijë. Pesëdhjetë mijë brenda një muaji”, deklaroi Rutte.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po dështon në fushëbetejë, ndërsa shtoi se Moska po përpiqet të dobësojë vullnetin e Ukrainës për të vazhduar luftën përmes sulmeve ndaj popullsisë civile.

Sipas Rutte-s, Rusia po godet qytetet ukrainase me raketa dhe dronë, duke synuar edhe shkatërrimin e infrastrukturës kritike përpara dimrit.

Kreu i NATO-s akuzoi gjithashtu Moskën për shtimin e aktiviteteve armiqësore në vendet evropiane, përfshirë zjarrvëniet e qëllimshme, incidentet me dronë dhe sulmet kibernetike.

“Putini po përpiqet të na përçajë, të destabilizojë shoqëritë tona dhe të pengojë mbështetjen tonë për Ukrainën përmes zjarrvënieve, incidenteve me dronë, sulmeve kibernetike dhe aktiviteteve të tjera keqdashëse. Por duhet të jemi të qartë: ai po dështon. Për çdo sulm hibrid rus kundër vendeve tona, ne po i ofrojmë më shumë mbështetje Ukrainës”, tha Rutte.

Tags: Mark Rutte NATO Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet
Next: Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet 2 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

The Geopost November 13, 2026
Kush është Zvonko Veselinoviq, biznesmeni i sanksionuar nga SHBA-ja që u strehua në Turqi: Nga barrikadat në veri te milionat nën udhëheqjen e Vuçiqit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Kush është Zvonko Veselinoviq, biznesmeni i sanksionuar nga SHBA-ja që u strehua në Turqi: Nga barrikadat në veri te milionat nën udhëheqjen e Vuçiqit

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.