Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

SHBA-ja ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

The Geopost November 9, 2026 2 min read
Share the news

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ofron 20 milionë dollarë shpërblim për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit, përfshirë të dhëna për “ndërtesat, pajisjet dhe personelin”.

Në deklaratën e publikuar mbrëmjen e së premtes nga programi për Shpërblime për Drejtësi i DASH-in u tha se informacionet për personelin përfshijnë ata “që janë pjesë e komunitetit shkencor”.

“Më 2025, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore [IAEA] raportoi se Irani po pasuron uranium deri në 60 për qind pastërti, një nivel që përbën një hap të vogël teknik deri në 90 për qind që kërkohet për armë bërthamore”, u tha në deklaratë.

“Irani është i vetmi shtet që nuk posedon armë bërthamore, por që prodhon uranium me një nivel kaq të lartë pasurimi. Ekspertët vlerësojnë se kjo sasi, nëse pasurohet më tej, mund të mjaftojë për prodhimin e disa armëve bërthamore”, theksoi DASH-i.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh ka deklaruar se parandalimi që Irani të ketë një armë bërthamore është objektivi kryesor i luftës që Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, nisën kundër Republikës Islamike më 28 shkurt.

Trump shpesh ka insistuar se programi bërthamor i Iranit është shkatërruar nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite, teksa Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

Më herët, Trump ka përmendur edhe objektiva të tjera, sikurse është eliminimi i aftësisë së Iranit për të kryer operacione ushtarake dhe rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit për trafikun detar.

Programi Shpërblime për Drejtësi i DASH-it u themelua në vitin 1984 për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar, sipas ueb-faqes zyrtare të programit.

Më pas, programi u zgjerua për të përfshirë edhe informacione mbi ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet amerikane, aktivitetet dashakeqe kibernetike dhe Korenë e Veriut.

Tags: Irani SHBA

Continue Reading

Previous: Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë
Next: Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus

Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale 5 min read
  • Botë
  • News

Ukraina nën sulme – Trump sinjalizon ndryshime territoriale

The Geopost November 9, 2026
Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus

The Geopost November 9, 2026
Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë 25 min read
  • Botë
  • News

Si kërkoi SBU-ja qasje në të dhënat e gjykatës kundër korrupsionit në Ukrainë

The Geopost November 8, 2026
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite 2 min read
  • Botë
  • News

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite

The Geopost November 8, 2026
BE kërkon të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes për luftën në Ukrainë 3 min read
  • Botë
  • News

BE kërkon të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes për luftën në Ukrainë

The Geopost November 8, 2026
Nga Rusia te Kina dhe Koreja e Veriut, kush fshihet pas sulmeve dhe sabotimeve që po tronditin Evropën? 2 min read
  • Botë
  • News

Nga Rusia te Kina dhe Koreja e Veriut, kush fshihet pas sulmeve dhe sabotimeve që po tronditin Evropën?

The Geopost November 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.