Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Oligarku i afërt me Kremlinin uron studentët serbë, rikthen sloganin nacionalist për Kosovën

The Geopost November 1, 2026 2 min read
Share the news

Konstantin Malofeev, oligark rus i afërt me Kremlinin dhe pronar i televizionit Tsargrad TV, e ka cilësuar fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi si një verdikt historik kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit, duke e paraqitur lëvizjen si forcë patriotike dhe mike të Rusisë.

Në një reagim të publikuar në platformën Multipolar Press, Malofeev deklaroi se populli serb ka dhënë një “verdikt historik” ndaj regjimit të Vuçiqit, duke shtuar se zhvillimet e fundit kanë vërtetuar paralajmërimet që, sipas tij, televizioni Tsargrad i kishte bërë prej vitesh.

Ai e akuzoi ish-presidentin serb se kishte ndjekur një politikë të dyfishtë, duke u përpjekur të ruante njëkohësisht marrëdhëniet me Perëndimin dhe Rusinë.

“Për vite me radhë, Aleksandar Vuçiq u përpoq me hipokrizi të balanconte midis Perëndimit dhe Rusisë, duke mbajtur maskën e një patrioti serb para kamerave, ndërsa në të njëjtën kohë tradhtonte vazhdimisht interesat kombëtare të Serbisë për hir të Brukselit dhe Uashingtonit”, shkroi Malofeev.

Sipas tij, regjimi i Vuçiqit ishte përpjekur t’i paraqiste protestuesit e rinj dhe studentët serbë si “agjentë perëndimorë” dhe pjesëmarrës në një “revolucion me ngjyra”.

“Por nuk është e mundur të mashtrosh serbët”, theksoi oligarku rus.

Malofeev e përshkroi Listën Studentore si një lëvizje patriotike dhe kundërshtare të agjendës liberale pro-perëndimore.

Ai pretendoi se ajo përbëhet nga patriotë serbë dhe mbështetës të Rusisë, për të cilët, sipas tij, “nderi i atdheut dhe vëllazëria ortodokse” janë më të rëndësishme se fondet evropiane.

Në fund të reagimit të tij, Malofeev i përshëndeti mbështetësit e Listës Studentore me mesazhin: “Urime, vëllezër! Kosova është Serbi, Krimea është Rusi!”

Reagimi i tij vjen pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, sipas rezultateve paraprake të raportuara.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të sulmeve ruse
Next: Zelenskyy në Turqi: Ukraina dëshiron që armët turke të testohen kundër Rusisë

Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike 4 min read
  • News

Forcat ajrore britanike përdorin për herë të parë dronë për të monitoruar aktivitetin e marinës ruse pranë brigjeve britanike

The Geopost November 2, 2026
SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik 7 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja reagon pasi Kina dhe Rusia thellojnë bashkëpunimin në Arktik

The Geopost November 2, 2026
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB kërkon që Bosnja të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e saj 3 min read
  • Ballkan

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB kërkon që Bosnja të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e saj

The Geopost November 2, 2026
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës? 10 min read
  • Analiza
  • News

Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?

The Geopost November 1, 2026
Kosova nuk është në luftë, por rreziqet janë reale: Sabotimet, sulmet kibernetike dhe ndikimi rus 11 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova nuk është në luftë, por rreziqet janë reale: Sabotimet, sulmet kibernetike dhe ndikimi rus

The Geopost November 1, 2026
Spasojeviq dhe Popoviq: Vuçiq mund të përballet me drejtësinë, Serbia duhet të hetojë pasurinë e paligjshme të ish-regjimit 5 min read
  • Ballkan

Spasojeviq dhe Popoviq: Vuçiq mund të përballet me drejtësinë, Serbia duhet të hetojë pasurinë e paligjshme të ish-regjimit

The Geopost November 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.