Ministria e Jashtme ruse e ka pranuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar mbajtjen e një takimi në kuadër të Këshillit NATO-Rusi muajin e ardhshëm, por Kremlini nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë.
“Jemi duke e analizuar mundësinë”, ka thënë një zëdhënës i Kremlinit, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.
Formati i takimit dhe përbërja e delegacionit rus është duke u shqyrtuar, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.
Një zëdhënës i NATO-s është cituar të ketë thënë, sipas agjencisë së lajmeve AFP, se aleanca ka kontaktuar Kremlinin, për të siguruar pjesëmarrjen.
“Jemi në kontakt me Rusinë” rreth takimit, ka thënë zëdhënësi, që ka kërkuar të mos identifikohet.
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës për gazetarë. Moskë, 23 dhjetor, 2021.
Këshilli NATO-Rusi, është themeluar më 2002, mirëpo aktualisht nuk është aktiv për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase.
Nëse takimi zhvillohet më 12 janar, siç ka propozuar Stoltenberg, ai do të shënonte organizimin e parë të Këshillit pas 2 vjetësh e gjysmë.
Ky është takimi i parë që është propozuar prej kur Moska ka kërkuar që NATO-ja t’i japë fund zgjerimit në lindje, ashtu si edhe bashkëpunimit me shtetet si Ukraina dhe Gjeorgjia.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se disa kërkesa janë të pamundshme apo edhe në kundërshtim me vlerat e Perëndimit, mirëpo Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përfshihen në bisedime në fillim të muajit janar.

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit