Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi do ta dëbojë kreun e rrjetit të lidhur me operacionet hibride ruse, Rybar

The Geopost October 10, 2026 4 min read
Share the news

Mali i Zi do t’i dëbojë pesë shtetas rusë, përfshirë drejtuesin e një prej blogjeve kryesore ruse pro luftës, i cili ka lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, njoftoi Policia në Podgoricë të premten.

Disa orë më herët, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, konfirmoi raportimet e mediave se Mikhail Zvinchuk, drejtuesi i Rybar-it, dhe shtetas të tjerë rusë ishin arrestuar.

Edhe vetë Rybar i konfirmoi arrestimet.

Zvinchuk është nën sanksione të Britanisë së Madhe dhe të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa BE-ja ka deklaruar se ai ishte pjesë e një grupi pune të krijuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të mobilizuar mbështetjen për luftën në Ukrainë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione rreth tij dhe figurave të tjera të Rybar-it, për shkak të përpjekjeve të tyre për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2024.

“Veprimtari hibride”

“Ne kemi paralajmëruar se përpjekjet për veprimtari hibride dhe destabilizim e shoqërojnë vazhdimisht rrugëtimin tonë evropian”, shkroi Spajiq në rrjetet sociale pas arrestimeve.

Mali i Zi aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2008, e mori statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit 2010 dhe i hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në qershor të vitit 2012.

“Mesazhi pas operacionit të suksesshëm të sotëm, gjatë të cilit u arrestua drejtuesi i rrjetit informativ Rybar, është i qartë: institucionet po e bëjnë punën e tyre. Mali i Zi po mbron interesat e veta dhe askush nuk do ta rrezikojë të ardhmen tonë evropiane”, shtoi ai.

Mediat malazeze raportuan se pesë persona u arrestuan në Risan, një qytet i vogël me rreth 2.000 banorë në Gjirin e Kotorrit, në bregdetin e Adriatikut të Malit të Zi, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm i shtetasve rusë të vendosur në këtë vend. Sipas tyre, grupi po xhironte një dokumentar që kritikonte përpjekjet e Malit të Zi për anëtarësim në BE.

Policia tha se sekuestroi prej shtetasve rusë pajisje dhe mjete digjitale, përfshirë pajisje me rezolucion të lartë, një dron, një kamerë, një kamerë GoPro dhe disa telefona.

Në një deklaratë të publikuar në kanalin e Rybar-it në Telegram, i cili ka rreth 1.5 milionë abonentë në gjuhën ruse dhe 80.000 në gjuhën angleze, thuhej se personat e ndaluar “ndodheshin në territorin e vendit në mënyrë të ligjshme dhe zyrtare”.

Sipas deklaratës, ata planifikonin të xhironin në Manastirin e Cetinës, një objekt i rëndësishëm i Kishës Ortodokse Serbe, që ndodhet rreth 90 minuta me makinë nga Risani. Në deklaratë thuhej se Rybar ishte në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Rusisë për të zgjidhur situatën dhe se “priste lirimin e të gjithë të ndaluarve”.

Publikimet e Zvinchukut në rrjetet sociale tregojnë se ai kishte udhëtuar drejt Malit të Zi përmes Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Në një postim, ai tha se bashkë me ekipin e tij po realizonte një film për “marrëdhëniet mes Rusisë dhe popujve të Ballkanit, si dhe historinë e këtij rajoni”.

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili aktualisht është zëvendësshef i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, i sugjeroi në një postim në rrjetet sociale Rusisë të arrestojë shtetas perëndimorë në territorin e saj, në mënyrë që t’i shkëmbente me “njerëzit tanë”.

Autoritetet malazeze të sigurisë dhe ato gjyqësore nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Radios Evropa e Lirë për informacione shtesë. Disa media vendase raportojnë se mes personave të ndaluar është edhe bashkëshortja e Zvinchukut, Valeria.

Rybar është shndërruar në një prej kanaleve ushtarake proruse më me ndikim në Telegram qëkurse Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022. Vitet e fundit, ai i ka zgjeruar aktivitetet edhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Mali i Zi ka pasur prej kohësh marrëdhënie të tensionuara me Moskën. Në vitin 2016, autoritetet malazeze akuzuan Rusinë se po komplotonte së bashku me një grup ultranacionalistësh serbë për të organizuar një grusht shteti, akuzë të cilën Kremlini e mohoi.

Marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më tej kur kjo republikë e vogël në bregdetin e Adriatikut iu bashkua NATO-s në vitin 2017./REL

Tags: Bashkimi Evropian Mali i Zi Rusia

Continue Reading

Previous: Kërcënime me bomba ndaj institucioneve në Shqipëri, mesazhet përmendin Kosovën
Next: Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?

Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit 4 min read
  • Botë
  • News

Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

The Geopost October 10, 2026
I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan
  • News

I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin parazgjedhor të SNS me djalin e Vuçiqit

The Geopost October 10, 2026
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë

The Geopost October 10, 2026
Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane? 5 min read
  • Botë
  • News

Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?

The Geopost October 10, 2026
Kërcënime me bomba ndaj institucioneve në Shqipëri, mesazhet përmendin Kosovën 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kërcënime me bomba ndaj institucioneve në Shqipëri, mesazhet përmendin Kosovën

The Geopost October 9, 2026
EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.