Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Diaspora serbe përballë Vuçiqit: Letër kongresistit amerikan Joe Wilson për pengesat në votim

The Geopost October 7, 2026 3 min read
Share the news

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka shpërndarë një letër drejtuar atij nga qytetarë serbë dhe përfaqësues të diasporës, të cilët ngrenë shqetësime për mënyrën e organizimit të votimit jashtë Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Në reagimin e tij, Wilson e lidhi çështjen me zhvillimet në Gjeorgji, duke akuzuar qeverinë Georgian Dream për pengimin e votimit të diasporës dhe duke paralajmëruar se një situatë e ngjashme nuk duhet të përsëritet në Serbi.

“Regjimi anti-amerikan Georgian Dream manipuloi zgjedhjet gjeorgjiane duke penguar votimin e diasporës. Tani regjimi i Vuçiqit po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë. Kjo nuk duhet të lejohet! Serbët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme!”, shkroi Wilson.

Në letrën e publikuar nga kongresisti amerikan thuhet se 106 mijë qytetarë serbë janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, një rritje e ndjeshme krahasuar me 39,270 votues të regjistruar në vitin 2023. Ndërkohë, numri i qendrave të votimit është rritur vetëm nga 81 në 93.

Dokumenti ngre shqetësime për qytete të shumta ku ka kërkesë për votim, por nuk janë parashikuar qendra. Në Evropë përmenden Selaniku, Firence, Vicenza, Barcelona, Valencia, Grazi, Innsbrucku, Baseli, Gjeneva, Lugano, Hanoveri, Karlsruhe dhe Këlni.

Në Kanada, sipas letrës, janë miratuar vetëm Otava dhe Toronto, ndërsa Vankuveri dhe Calgary janë lënë jashtë, pavarësisht distancave të mëdha dhe faktit se Vankuveri kishte qendër votimi në zgjedhjet e vitit 2023.

Edhe në Shtetet e Bashkuara lista është e kufizuar. Dokumenti përmend Uashingtonin, Çikagon, Los Angelesin dhe Nju Jorkun, ndërsa Miami dhe Hjustoni janë lidhur me qendra shumë larg tyre.

Shqetësime edhe për orarin e votimit

Një nga pikat kryesore të letrës është edhe mënyra e përcaktimit të orarit të votimit në diasporë.

Sipas dokumentit, aplikimi i orarit serb në zona të ndryshme kohore bën që një pjesë e votimit të zhvillohet gjatë natës. Në Los Angeles, për shembull, periudha e votimit do të shtrihet nga ora 23:00 e 24 tetorit deri në mesditën e 25 tetorit, sipas kohës lokale.

Autorët e letrës argumentojnë se kjo krijon pengesa praktike për qytetarët që duan të votojnë dhe kërkojnë që Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të rishikojë vendimin.

Ata kërkojnë gjithashtu publikimin e të dhënave të plota për regjistrimet sipas lokacioneve, shpjegime transparente për mënyrën se si janë përzgjedhur qendrat e votimit dhe krijimin e qendrave shtesë aty ku distancat e mëdha e vështirësojnë pjesëmarrjen.

Wilson, duke e shpërndarë letrën, e ka vendosur çështjen e votës së diasporës serbe në një kontekst më të gjerë të debatit amerikan për zgjedhjet dhe standardet demokratike.

Mesazhi i kongresistit amerikan është i drejtpërdrejtë: shqetësimet për qasjen e diasporës në votim duhet të trajtohen dhe qytetarëve serbë duhet t’u garantohet mundësia për të marrë pjesë në zgjedhje.

The GeoPost

The anti-American Georgian Dream regime rigged the Georgian election by obstructing diaspora voting. Now, the Vucic regime tries to do the same. This must not be allowed! Serbians deserve free and fair elections. https://t.co/eDJbR2P1gW

— Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 6, 2026

Tags: Joe Wilson Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime
Next: Vulin paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës

Vulin paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës 6 min read
  • Ballkan

Vulin paralajmëron kandidaturën për president të Serbisë – “Bota Serbe” dhe Rusia në qendër të platformës

The Geopost October 7, 2026
Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime 4 min read
  • Ballkan

Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi: Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime

The Geopost October 7, 2026
Serbia dënon me vetëm një vit burg në shtëpi anëtarin e grupit të dyshuar për sabotime ruse në Evropë 2 min read
  • Ballkan

Serbia dënon me vetëm një vit burg në shtëpi anëtarin e grupit të dyshuar për sabotime ruse në Evropë

The Geopost October 7, 2026
BE-ja përgatitet për zgjerim: Integrim më i hershëm, por edhe masa më të ashpra pas anëtarësimit 3 min read
  • Ballkan

BE-ja përgatitet për zgjerim: Integrim më i hershëm, por edhe masa më të ashpra pas anëtarësimit

The Geopost October 7, 2026
“29 nga 72 diplomatët rusë janë të lidhur me inteligjencën – politologu zbulon rrjetin e ndikimit të Moskës në Serbi 3 min read
  • Ballkan

“29 nga 72 diplomatët rusë janë të lidhur me inteligjencën – politologu zbulon rrjetin e ndikimit të Moskës në Serbi

The Geopost October 6, 2026
BE-ja kërkon distancim nga Moska, Vuçiq i premton Putinit më shumë bashkëpunim 3 min read
  • Ballkan

BE-ja kërkon distancim nga Moska, Vuçiq i premton Putinit më shumë bashkëpunim

The Geopost October 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.