Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Wilson: Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe, njësoj si Georgian Dream në Gjeorgji

The Geopost October 5, 2026 3 min read
Share the news

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka akuzuar regjimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe në zgjedhjet e ardhshme.

Wilson e ka krahasuar këtë qasje me atë që, sipas tij, bëri partia në pushtet Georgian Dream gjatë zgjedhjeve në Gjeorgji.

“Regjimi i Vuçiqit po përpiqet të pengojë votimin e diasporës serbe. Kjo është pikërisht ajo që bëri Georgian Dream për të manipuluar zgjedhjet në Gjeorgji”, ka shkruar Wilson.

Ai ka kërkuar që të gjithë qytetarët serbë të kenë mundësi të votojnë, duke e cilësuar këtë si një parim themelor të zgjedhjeve demokratike.

“Të gjithë qytetarët serbë duhet të lejohen të votojnë! Ky është vetë thelbi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, ka theksuar kongresmeni amerikan.

Wilson është bërë një prej zërave më të ashpër në Kongresin amerikan ndaj qeverisjes së Vuçiqit dhe kushteve zgjedhore në Serbi.

Ditët e fundit ai ka paralajmëruar vazhdimisht për përpjekje të mundshme për manipulimin e zgjedhjeve dhe ka kërkuar që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm.

Rusia në betejën zgjedhore të Serbisë

Ndërsa Aleksandar Vuçiq përballet me një nga sfidat më të mëdha politike të viteve të fundit, shqetësimet për ndikimin rus në zgjedhjet serbe po rriten.

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka paralajmëruar se ka “indikacione të forta” se Rusia dhe aparati i sigurisë nën kontrollin e Vuçiqit po përdorin mënyra për të ndikuar në procesin zgjedhor. Wilson ka ngritur shqetësime për propagandën, listat e votuesve dhe përdorimin e resurseve shtetërore.

Moska, ndërkohë, po e ndjek hapur procesin. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Rusia po monitoron nga afër përgatitjet për zgjedhjet dhe ka vlerësuar rolin e Vuçiqit në marrëdhëniet ruso-serbe.

Ndikimi rus shfaqet edhe në hapësirën informative. Sputnik dhe RT, së bashku me media dhe faqe pro-Kremlinit, kanë promovuar narrativa që e paraqesin opozitën dhe protestat kundër Vuçiqit si pjesë të një “revolucioni me ngjyra” të nxitur nga Perëndimi. Edhe Parlamenti Evropian ka dënuar dezinformimin rus lidhur me protestat në Serbi.

Një rast tjetër është politikani pro-rus Branimir Nestoroviq, i cili ka thënë se gjatë një vizite në Moskë kishte marrë mbështetje për mënyrën se si do të garonte në zgjedhje. Pretendimet e tij nuk janë konfirmuar nga pala ruse.

Në këtë sfond vjen edhe deklarata e fundit e Wilsonit për votën e diasporës serbe. Ai akuzoi regjimin e Vuçiqit se po përpiqet ta pengojë votimin e saj, duke e krahasuar këtë me ndërhyrjet që, sipas tij, ndodhën në Gjeorgji.

The GeoPost

The Vucic regime is trying to obstruct Serbian diaspora voting. This is exactly what Georgian Dream did to rig the Georgian elections. All Serbian citizens must be allowed to vote! This is the very essence of free and fair elections.

— Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 4, 2026

Tags: Aleksandar Vuçiq Joe Wilson Serbia SHBA

Continue Reading

Previous: Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur”
Next: Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë 3 min read
  • Ballkan

Kuvendi i Kosovës miraton në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë

The Geopost October 5, 2026
Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur” 4 min read
  • Ballkan

Biljana Pllavshiq, gruaja që pas masakrës e puthi Arkanin dhe boshnjakët i quajti “material gjenetik të prishur”

The Geopost October 5, 2026
YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.