Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump: SHBA-ja do ta fitojë luftën me Iranin “shumë shpejt”

The Geopost September 29, 2026 1 min read
Share the news

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”, ndërsa zbuloi se zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar bisedime me ndërmjetës që po përpiqen t’i japin fund konfliktit.

Duke folur të hënën në Zyrën Ovale, Trump tha se administrata amerikane ka komunikuar me ndërmjetës në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga lufta, transmeton Telegrafi.

“Ne do ta fitojmë. Për sa më përket mua, do të ndodhë në një mënyrë ose në një tjetër. Do të përfundojë mjaft shpejt”, tha Trump.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera mbi identitetin e ndërmjetësve apo përmbajtjen e kontakteve diplomatike.

Trump foli gjithashtu për çmimet e karburanteve, duke parashikuar se ato do të bien ndjeshëm pasi SHBA-ja të fitojë luftën, transmeton Telegrafi.

“Çmimet e benzinës do të bien shumë pas fitores sonë”, deklaroi ai.

Komentet e Trumpit vijnë ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë paralelisht me operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit.

The GeoPost

Tags: Donald Trump Iran SHBA

Continue Reading

Previous: Policia britanike heton një lidhje të mundshme me Iranin pas gjetjes së eksplozivëve pranë RAF Fairford
Next: Danimarka kërkon prani afatgjatë të NATO-s në Grenlandë pas marrëveshjes me Trumpin

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet 2 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

The Geopost November 13, 2026
Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë 3 min read
  • Botë

Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë

The Geopost November 11, 2026
Policia e Moskës arreston qindra të rinj, i detyron ata në moshë ushtarake të hyjnë në shërbim 2 min read
  • Botë

Policia e Moskës arreston qindra të rinj, i detyron ata në moshë ushtarake të hyjnë në shërbim

The Geopost November 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.