Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, dhe ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, kanë deklaruar për Radio Evropa e Lirë (REL) se institucioneve të BeH-së nuk u është drejtuar asnjë kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë mbi territorin e Bosnjë e Hercegovinës.
Deklaratat e tyre pasuan pretendimin e kryetarit të Lidhjes së Socialdemokratëve të Pavarur, Milorad Dodik, në rrjetin social X, se ishte marrë vendim që kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macutit, t’i „ndalohej në mënyrë të njëanshme fluturimi“.
Konakoviqi tha për REL-in se një vendim i tillë nuk është marrë.
„Ne as nuk e kemi lejuar, as nuk e kemi ndaluar. Askush nuk na është drejtuar me kërkesë, vetëm kemi marrë njoftim se Ana Brnabiq e kishte anuluar fluturimin për në Banjallukë“, tha Konakoviqi.
Edhe ministri i Mbrojtjes së BeH-së, Zukan Helez, konfirmoi se nuk kishte marrë kërkesë për miratimin e fluturimit.
„Nuk kam marrë kërkesë për fluturimin e kryeministrit të Serbisë“, tha Helez për REL-in.
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, më 14 shtator në mbrëmje duhej të merrte pjesë në një ceremoni në Banjallukë me rastin e Ditës së Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar, e cila shënohet më 15 shtator.
Kjo festë u vendos në vitin 2020 nga qeveritë e Serbisë dhe Republikës Srpska, ndërsa data u zgjodh në shenjë përkujtimi të thyerjes së Frontit të Selanikut në vitin 1918./The Geopost/

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH