Suedia përballet me një “kërcënim të lartë” të lidhur me luftën hibride ruse, e cila synon dobësimin e mbështetjes për Ukrainën.
Paralajmërimi është bërë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake të Suedisë (MUST), Thomas Nilsson.
Rusia po zhvillon një luftë hibride të avancuar ndaj vendeve të NATO-s, përfshirë Suedinë, me synim krijimin e pasigurisë, përçarjen e aleatëve dhe dobësimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën.
“Ata duan të na bëjnë të pasigurt, duan të na ndajnë dhe duan që ne të ndalojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Nilsson.
Deklaratat e tij erdhën pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Suedisë u mblodh të mërkurën për të diskutuar rastin e një droni të mbushur me eksploziv, i zbuluar në aeroportin Leipzig/Halle të Gjermanisë në gusht.
Autoritetet gjermane e kanë lidhur incidentin me Rusinë.
Nilsson e cilësoi ngjarjen si një sulm hibrid që ka ngritur nivelin e kërcënimit në një fazë më të rrezikshme.
“Ishte një dron i armatosur me eksploziv, kështu që mund të supozojmë se qëllimi ishte që të shpërthente”, deklaroi ai.
Kreu i MUST tha se Suedia është e përgatitur për skenarë të ngjashëm dhe po merr masa mbrojtëse për aktivitetet që lidhen me mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Ekziston një kërcënim i lartë për mbështetjen tonë për Ukrainën, i cili përfshin edhe kompani private dhe elementë të tjerë”, tha Nilsson.

Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35
Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s?
Ukraina zbulon detajet e operacionit sekret “Vivaldi”
Shqiptarët dëshirojnë katër mandate të garantuara në Parlamentin e Malit të Zi
Rubio: Askush nuk po e fiton luftën në Ukrainë, SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet për paqe
Lavrov në Teheran mes pyetjeve nëse Moska po e ndihmon Iranin në luftë me SHBA-në