Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE-në

The Geopost September 5, 2026 3 min read
Share the news

Varrimi shtetëror për të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq ose pjesëmarrja e anëtarëve të Qeverisë së Serbisë në varrimin e tij janë të papranueshme për Bashkimin Evropian, ka paralajmëruar Thomas Byrne, ministri irlandez për Çështjet Evropiane, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e bllokut evropian.

Ai konfirmoi se zyrtarët evropianë “po punojnë shumë në prapaskenë” lidhur me këtë çështje.

“Besoj se një varrim shtetëror do të ishte i papranueshëm. Sa kuptoj unë, në fakt nuk po organizohet një varrim shtetëror, por është krejt e mundshme që zyrtarë të lartë të pushtetit t’i bëjnë nderime atij personi. Pra, edhe kjo është e papranueshme”, deklaroi Byrne para takimit joformal të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Irlandë.

Ai i cilësoi zhvillimet gjatë viteve ’90 në rajonin e Ballkanit Perëndimor si “të neveritshme”.

“Por, mos kini asnjë dyshim, ajo që po ndodh atje, sipas mendimit tim, ende u shkakton dhimbje njerëzve, veçanërisht në atë rajon, por edhe në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian”, vlerësoi Byrne.

Aeroplani me trupin e pajetë Ratko Mlladiqit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, arriti të enjten, më 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Në aeroplan, përveç anëtarëve të familjes, ndodheshin edhe ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiqit.

Arkivoli me trupin e Mladiqit ishte i mbuluar me flamurin e Serbisë dhe u mbajt nga pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Djali i tij deklaroi se Mlladiqi do të varroset të hënën, më 7 shtator, në varrezat e Topçiderit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë më herët se pret që djali i Mladiqit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”. Megjithatë, ai ka shtuar se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe të tjera, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.

Më herët, ministri Vujiq kishte thënë se Mlladiqi do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Komisioni Evropian, ndërkaq, ka thënë se u takon autoriteteve të Serbisë të vendosin se çfarë roli do të kenë në varrimin e Mlladiqit, por ka theksuar se madhërimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe se për të nuk ka vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet kandidate për anëtarësim.

Ministri irlandez për Çështjet Evropiane bëri thirrje se është koha për ta lënë të kaluarën pas dhe për të punuar në pajtimin, si dhe që procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor të vazhdojë.

Tribunali i Hagës e dënoi Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm më 8 qershor 2021.

Gjykata konstatoi se ai ishte fajtor për gjenocidin e kryer ndaj rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, në verën e vitit 1995./REL

Continue Reading

Previous: Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Next: Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt

Gjermania nis prodhimin masiv të dronëve për Ukrainën, disa do të kenë rreze deri në 1,500 kilometra 2 min read
  • Botë
  • News

Gjermania nis prodhimin masiv të dronëve për Ukrainën, disa do të kenë rreze deri në 1,500 kilometra

The Geopost September 5, 2026
Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt 2 min read
  • Botë
  • News

Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt

The Geopost September 5, 2026
Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz 7 min read
  • Ballkan
  • News

Detaje nga aktakuza ndaj 35 të dyshuarve për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

The Geopost September 5, 2026
Marta Kos anulon vizitën në Serbi për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiqit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Marta Kos anulon vizitën në Serbi për shkak të glorifikimit të Ratko Mlladiqit

The Geopost September 5, 2026
Nga dosja e Fehim Salit në Kosovë te spyware-i ndaj studentëve në Serbi: Si Vuçiq përdor BIA-n për spiunazh dhe ndërhyrje politike 7 min read
  • News

Nga dosja e Fehim Salit në Kosovë te spyware-i ndaj studentëve në Serbi: Si Vuçiq përdor BIA-n për spiunazh dhe ndërhyrje politike

The Geopost September 4, 2026
I dyshuari për spiunazh në Kosovë i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin 5 min read
  • Ballkan
  • News

I dyshuari për spiunazh në Kosovë i ka kërkuar BIA-s që të përdorë “dajakun” për të siguruar votat për Vuçiqin

The Geopost September 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.