Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Siguri

Spajiq: Një operacion hibrid po përgatitet nga rajoni për të destabilizuar Malin e Zi

The Geopost August 27, 2026 2 min read
Share the news

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka paralajmëruar për një përpjekje të koordinuar për destabilizimin e vendit, duke pretenduar se pas saj qëndrojnë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

Spajiq tha se Qeveria e Malit të Zi posedon “informacione serioze operative të sigurisë” se mbyllja e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të shoqërohet me veprime hibride të koordinuara.

“Ne kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve të rinj negociues do të shoqërohet me veprime të koordinuara hibride, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Sipas kryeministrit malazez, këto aktivitete kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi dhe pritet të marrin mbështetje nga disa aktorë politikë dhe një pjesë e skenës mediatike në vend.

“Ne i dimë këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalin rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i cilësdo strukturë politike”, ka deklaruar Spajiq.

Paralajmërimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi.

Grupi i punës i Këshillit të Bashkimit Evropian për zgjerimin pritet që më 1 shtator të shqyrtojë draftet e qëndrimeve për mbylljen e katër kapitujve negociues.

Bëhet fjalë për Kapitullin 14, që lidhet me politikën e transportit, Kapitullin 12 për sigurinë ushqimore, Kapitullin 18 për statistikën dhe Kapitullin 19 për politikën sociale dhe punësimin.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për vendimet përfundimtare të BE-së. Megjithatë, sipas pritjeve të raportuara, këta katër kapituj mund të mbyllen së shpejti në Konferencën Ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian.

Nëse realizohet, mbyllja e kapitujve do të përbënte një hap të rëndësishëm për Podgoricën në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ndërsa paralajmërimi i Spajićit ngre shqetësime për përpjekje të mundshme hibride që mund të synojnë të ndikojnë në këtë proces.

The GeoPost

Imamo ozbiljne bezbjednosne operativne informacije da će najavljeno zatvaranje novih pregovaračkih poglavlja biti praćeno koordinisanim hibridnim djelovanjem, u koje su uključeni zvaničnici najmanje dvije države iz regiona.

Prema našim saznanjima, takve aktivnosti imaju za cilj…

— Milojko Spajić (@MickeySpajic) August 27, 2026

Tags: BE Lufta hibride Mali i Zi Milojko Spajiq

Continue Reading

Previous: Krimineli i luftës Ratko Mladiq dhe rruga e tij drejt rrethimit të Sarajevës dhe gjenocidit në Srebrenicë

Krimineli i luftës Ratko Mladiq dhe rruga e tij drejt rrethimit të Sarajevës dhe gjenocidit në Srebrenicë 7 min read
  • Ballkan

Krimineli i luftës Ratko Mladiq dhe rruga e tij drejt rrethimit të Sarajevës dhe gjenocidit në Srebrenicë

The Geopost August 27, 2026
Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq – i dënuar për gjenocid në Srebrenicë 5 min read
  • Ballkan
  • News

Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq – i dënuar për gjenocid në Srebrenicë

The Geopost August 27, 2026
Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë 2 min read
  • Ballkan

Margetiq për Vuçiqin: Para 34 vitesh dogji Sarajevën, sot vështron Serbinë në flakë

The Geopost August 27, 2026
Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë 4 min read
  • Ballkan
  • News

Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë

The Geopost August 26, 2026
“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi 8 min read
  • Ballkan

“Topi i zjarrtë nga Kosova” dhe teoritë e tjera: Si u përhap dezinformimi për zjarret në Serbi

The Geopost August 26, 2026
Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën 2 min read
  • Ballkan

Thirrja që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republikës Serbe, reagon Murphy: Çmenduria më e madhe e shkruar për Bosnjën

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.