Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Serbia glorifikon kriminelët e dënuar për gjenocid, Vulin kërkon funeral shtetëror dhe ushtarak për Ratko Mladiqin

The Geopost August 28, 2026 3 min read
Share the news

Aleksandar Vulin kërkon që Ratko Mladiq të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake, pavarësisht se ish-komandanti serb u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Vdekja e Ratko Mladiçit ka nxitur reagime të forta në Serbi, ku figura të politikës nacionaliste kanë nisur ta paraqesin ish-komandantin e Ushtrisë së Republika Srpskës si hero, duke anashkaluar krimet për të cilat ai u shpall fajtor nga drejtësia ndërkombëtare.

Një prej zërave më të fuqishëm ka qenë Aleksandar Vulin, ish-ministër i Brendshëm i Serbisë dhe ish-drejtor i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), i cili kërkoi që Mladiqi të nderohet me funeral shtetëror dhe ushtarak, si dhe që në Serbi të shpallet ditë zie.

“Nga Gavrilo Principi te Ratko Mladić, serbët më të mirë vriten në zinxhirë”, deklaroi Vulin.

Në deklaratën e tij, Vulin e paraqiti Mladiqin si një figurë që meriton “mirënjohje dhe dashuri” nga serbët, duke pretenduar se Republika Srpska “ia ka borxh jetën”.

Por Mladiçi nuk është thjesht një ish-komandant ushtarak.

Ai u dënua për përgjegjësi në gjenocidin e Srebrenicës, si dhe për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. Gjykatat ndërkombëtare e lidhën atë me fushata të përndjekjes, dëbimit dhe vrasjes së civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pikërisht për këtë arsye, kërkesa e Vulin për një funeral shtetëror dhe ushtarak përbën një tjetër përpjekje për ta zhvendosur figurën e Mladiqit nga përgjegjësia për krimet e luftës drejt një narrative heroike nacionaliste.

Nga i dënuar për gjenocid në Hagë, drejt një figure që qarqet nacionaliste serbe kërkojnë ta nderojnë me ceremoniale shtetërore.

Vulin nuk ishte i vetëm në këtë qëndrim.

Kryetari i Partisë së Re Demokratike, Millosh Jovanović, tha se vdekja e Mladiçit e kishte “tronditur thellë”, duke e përshkruar atë si një njeri që, sipas tij, mori përgjegjësi në momentet më të vështira dhe udhëhoqi luftën për “lirinë e popullit serb” në anën tjetër të Drinës.

Edhe MI – Lëvizja e Forcës së Popullit e cilësoi Mladiqin si një prej figurave më të rëndësishme ushtarake të historisë së fundit serbe dhe kritikoi Mekanizmin e Hagës për refuzimin e kërkesave për transferimin e tij në Serbi për trajtim mjekësor.

Në këtë mënyrë, vdekja e Mladiqit po shndërrohet në Serbi jo vetëm në një ngjarje mortore, por edhe në një betejë për mënyrën se si do të kujtohet një prej figurave kryesore të luftës në Bosnje.

Ndërsa drejtësia ndërkombëtare e ka shpallur përgjegjës për disa prej krimeve më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e politikës nacionaliste serbe po kërkon ta vendosë atë në panteonin e “heronjve” kombëtarë.

Kërkesa për funeral shtetëror dhe ditë zie për Mladiçin rikthen kështu pyetjen e vjetër: a do të përballet Serbia me të kaluarën e saj të luftës, apo do të vazhdojë t’i glorifikojë ata që u dënuan për krimet më të rënda të luftës në Evropë?

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vulin Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: Spajiq: Një operacion hibrid po përgatitet nga rajoni për të destabilizuar Malin e Zi
Next: Kongresi amerikan paralajmëron Vuçiqin: Distancohu nga Rusia, Kina dhe Irani ose përballu me masa

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit

The Geopost October 13, 2026
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026
Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj 1 min read
  • Ballkan

Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

The Geopost October 13, 2026
“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën 2 min read
  • Ballkan

“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

The Geopost October 13, 2026
Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës 2 min read
  • Ballkan

Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

The Geopost October 13, 2026
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.