Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes: Evropa mbetet me interes jetik për SHBA-në

The Geopost August 27, 2026 3 min read
Share the news

Evropa mbetet një interes jetik për Shtetet e Bashkuara, pavarësisht zhvendosjes së prioriteteve strategjike të Uashingtonit drejt Hemisferës Perëndimore dhe rajonit të Indo-Paqësorit, ka deklaruar zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Elbridge Colby, gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel.

Megjithatë, Colby ka theksuar se Uashingtoni pret që aleatët evropianë të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e tyre konvencionale dhe të kenë një rol më të madh edhe në mbështetjen e Ukrainës.

“Evropa mbetet një interes kritik për Shtetet e Bashkuara, edhe pse ne u japim përparësi Hemisferës Perëndimore dhe zinxhirit të Ishujve të Parë”, ka thënë Colby.

Sipas tij, SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s dhe aleancës së saj me Evropën, ndërsa Uashingtoni dhe partnerët evropianë tashmë po zhvillojnë “një bisedë të drejtpërdrejtë dhe praktike” për mënyrën se si do të ndahen përgjegjësitë në të ardhmen.

Colby ka vlerësuar përparimin e vendeve evropiane dhe të Kanadasë në rritjen e kapaciteteve të tyre ushtarake, në kuadër të një modeli të ri që ai e ka cilësuar si “NATO 3.0”.

Kjo qasje synon që Evropa dhe Kanadaja të kenë një rol më të madh brenda aleancës, ndërsa SHBA-ja të vazhdojë të ofrojë mbështetje, por me një ndarje më të madhe të barrës së sigurisë.

Ai ka veçuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtje nga vende si Polonia, Gjermania dhe Holanda.

“Ne vërtet duam të theksojmë se sa i jashtëzakonshëm ka qenë ky përparim”, ka deklaruar Colby, duke vlerësuar njëkohësisht rolin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Edhe Rutte ka theksuar se aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje.

Sipas tij, këto vende kanë shpenzuar 139 miliardë dollarë më shumë për mbrojtje gjatë vitit 2025, krahasuar me vitet e mëparshme.

“Një Evropë më e fortë dhe një Kanada më e fortë në një NATO më të fortë, kjo po ndodh”, ka thënë Rutte.

“Ka ende shumë për të bërë, por do t’ia dalim”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Colby ka paralajmëruar një rishqyrtim të qëndrimit strategjik të forcave amerikane në Evropë. Ky proces pritet të përcaktojë se si do të realizohet kalimi gradual drejt një modeli ku mbrojtja konvencionale e kontinentit evropian do të udhëhiqet në masë më të madhe nga vetë vendet evropiane.

Në të njëjtën kohë, sipas zyrtarit të Pentagonit, Evropa pritet të marrë një rol drejtues edhe në mbështetjen ndaj Ukrainës.

Deklaratat e Colbyt vijnë në një kohë kur administrata amerikane po sinjalizon një ridimensionim të prioriteteve të saj globale, me fokus më të madh në Hemisferën Perëndimore dhe Indo-Paqësor, ndërsa nga aleatët evropianë kërkohet të investojnë më shumë në mbrojtje dhe të marrin përsipër një pjesë më të madhe të barrës së sigurisë së kontinentit.

Tags: Evropa NATO SHBA

Continue Reading

Previous: Politico: Shefi i CIA-s shkoi në Moskë për të paralajmëruar Kremlinin kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s

Politico: Shefi i CIA-s shkoi në Moskë për të paralajmëruar Kremlinin kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s 3 min read
  • Botë

Politico: Shefi i CIA-s shkoi në Moskë për të paralajmëruar Kremlinin kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s

The Geopost August 27, 2026
Rusia po rekruton kriminelë për sabotazhe në Evropë, fabrikat e mbrojtjes në shënjestër 3 min read
  • Botë

Rusia po rekruton kriminelë për sabotazhe në Evropë, fabrikat e mbrojtjes në shënjestër

The Geopost August 27, 2026
Banorët e një qyteti rus bashkohen për ta kundërshtuar rekrutimin me forcë për të luftuar në Ukrainë 5 min read
  • Botë

Banorët e një qyteti rus bashkohen për ta kundërshtuar rekrutimin me forcë për të luftuar në Ukrainë

The Geopost August 27, 2026
Gjermania zbulon dronin e tretë dhe eksplozivë pranë Leipzigut – Kërcënim ndaj logjistikës së NATO-s? 2 min read
  • Botë

Gjermania zbulon dronin e tretë dhe eksplozivë pranë Leipzigut – Kërcënim ndaj logjistikës së NATO-s?

The Geopost August 26, 2026
Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës 4 min read
  • Botë

Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës

The Geopost August 26, 2026
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi pesë zyrtarët e lartë iranianë 2 min read
  • Botë

SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi pesë zyrtarët e lartë iranianë

The Geopost August 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.