Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Kryeministri britanik: Do ta vazhdojmë ndihmën për Ukrainën pavarësisht kërcënimeve nga Rusia

The Geopost August 25, 2026 2 min read
Share the news

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka krahasuar rezistencën e Ukrainës kundër pushtimit rus me luftën e Britanisë së Madhe kundër Gjermanisë naziste, duke theksuar se Londra do të vazhdojë mbështetjen për Kievin dhe do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit para ardhjes së dimrit.

Burnham i bëri komentet gjatë një fjalimi në Kiev, para Katedrales së Shën Sofisë, me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.

“Pavarësisht kërcënimeve të papranueshme të Rusisë ndaj vendit tim, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, ka deklaruar kryeministri britanik.

Ai ka bërë thirrje për intensifikimin e presionit ndërkombëtar ndaj Moskës, me synim kufizimin e kapaciteteve të saj për të financuar luftën në Ukrainë.

“Ky është momenti për të vazhduar presionin ndaj Rusisë, momenti për t’ua kufizuar aftësinë për të financuar këtë luftë të paligjshme”, ka shtuar Burnham.

Në fjalimin e tij të parë madhor në skenën ndërkombëtare, kryeministri britanik ka vlerësuar qëndresën e popullit ukrainas, duke e cilësuar atë si një forcë mbrojtëse për të gjithë kontinentin evropian.

“Ukraina ka qenë mbrojtësja e Evropës, jo një barrë për sigurinë tonë, por vija e parë e frontit për ta mbajtur Evropën të sigurt. Populli ukrainas meriton jo vetëm mbështetjen tonë të vazhdueshme, por edhe mirënjohjen dhe respektin tonë”, është shprehur ai.

Vizita dhe deklaratat e Burnhamit vijnë në një periudhë kur Ukraina po kërkon forcimin e mbrojtjes ajrore përpara dimrit, mes shqetësimeve për vazhdimin e sulmeve ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të vendit.

The GeoPost

Tags: Britania e Madhe Rusia

Continue Reading

Previous: Parada e robotëve dhe dronëve në Ukrainë ofron një pamje të së ardhmes së luftës
Next: Macron paralajmëron Evropën: Rusia do të shtojë provokimet kundër vendeve të NATO-s

Si të justifikohen krimet kundër njerëzimit: Metoda e Kremlinit 6 min read
  • Botë

Si të justifikohen krimet kundër njerëzimit: Metoda e Kremlinit

The Geopost October 12, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit 4 min read
  • Botë
  • News

Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

The Geopost October 10, 2026
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë

The Geopost October 10, 2026
Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane? 5 min read
  • Botë
  • News

Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?

The Geopost October 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.