Aleatët e NATO-s dënuan të mërkurën shkeljet e fundit të hapësirës ajrore në Poloni dhe Rumani, duke e mbajtur Rusinë plotësisht përgjegjëse për ato që i përshkruan si veprime “të rrezikshme dhe të papranueshme”.
Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh në Bruksel për të diskutuar shkeljet dhe incidentet e fundit me dronë, duke shprehur solidaritet të plotë me aleatët e prekur, tha NATO në një deklaratë, shkruan Anadollu Agency, përcjell KosovaPress.
“Rusia mban përgjegjësi të plotë për shkeljet e hapësirës ajrore, të cilat janë të rrezikshme dhe të papranueshme, dhe demonstrojnë tolerancën në rritje të Rusisë ndaj rrezikut”, tha ajo.
Aleatët theksuan se mbetën të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur territorin e NATO-s, ndërsa përgëzuan reagimin e shpejtë nga autoritetet kombëtare dhe të aleancës.
NATO tha se vazhdon të forcojë mbrojtjen e saj të integruar ajrore dhe raketore në të gjithë aleancën, veçanërisht përgjatë krahut të saj lindor nga Baltiku në Detin e Zi.
“NATO është e gatshme të pengojë dhe të mbrohet nga çdo agresion”, thuhet në deklaratë.
Aleatët gjithashtu riafirmuan mbështetjen e tyre për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për përpjekjet për të arritur paqen.
Ata shtuan se shkeljet e hapësirës ajrore ruse dhe “akte të tjera të papërgjegjshme” nuk do t’i pengonin anëtarët e NATO-s të ruanin angazhimin e tyre ndaj Ukrainës.

Alarm në Britani: MI5 akuzon kompaninë kineze për financimin e akademikëve për qëllime spiunazhi
Rutte paralajmëron Rusinë: NATO-ja është gati t’iu përgjigjet sulmeve
NATO i përgjigjet paralajmërimit rus për Kaliningradin, dënon ‘retorikën bërthamore të papërgjegjshme’
Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Danimarka kërkon prani afatgjatë të NATO-s në Grenlandë pas marrëveshjes me Trumpin
Trump: SHBA-ja do ta fitojë luftën me Iranin “shumë shpejt”