Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026 2 min read
Share the news

Sputnik, në tekstin “Tačka na okupaciju: Kurti ruši i poslednji simbol srpskog otpora na severu Kosmeta”, e paraqet ndryshimin e pozicionimit të KFOR-it në urën kryesore në Mitrovicën e Veriut si tërheqje të forcave ndërkombëtare dhe si “rrënim të simbolit të fundit të rezistencës serbe” në veri të Kosovës.

Pretendimi

Sputnik pretendon se “nga ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicën e Veriut janë tërhequr forcat e KFOR-it”, pas së cilës përgjegjësinë për sigurinë në urë do ta marrë Policia e Kosovës.

Më pas, teksti e paraqet këtë ndryshim si “fundin e okupimit të veriut”, ndërsa një bashkëbisedues anonim pretendon se së shpejti do të hiqen pengesat prej betoni dhe ura do të hapet për qarkullim.

Analiza dhe demanti

Zhvendosja e pozicionit statik të karabinierëve italianë nga ana veriore e urës nuk do të thotë se KFOR-i është larguar nga Mitrovica apo nga Kosova.

Sipas një raporti të European Western Balkans, karabinierët italianë kanë hequr pozicionin statik dhe tendën nga ana veriore e urës, por kanë mbetur të pranishëm në anën jugore.

NATO më herët ka deklaruar se planifikon një zvogëlim dhe optimizim gradual të pranisë së KFOR-it, pikërisht për shkak të vlerësimit se situata e sigurisë është përmirësuar, por se NATO do të mbajë numrin e ushtarëve të nevojshëm për zbatimin e mandatit të tij. Në qershor, KFOR-i kishte 4.657 pjesëtarë nga 31 shtete.

Për më tepër, analisti i Sputnikut pretendon se “pas disa ditësh ose disa javësh” do të hiqen pengesat prej betoni dhe ura do të hapet për qarkullim.

Për këtë pretendim nuk ka asnjë konfirmim apo dëshmi zyrtare në tekst.

Bëhet fjalë për një supozim të një bashkëbiseduesi anonim, i cili më pas përdoret për të ndërtuar një narrativë më të gjerë mbi marrjen e pretenduar të plotë të kontrollit mbi veriun.

Përfundim

Pretendimi se tërheqja e ushtarëve italianë nga ura “i ka dhënë fund okupimit të veriut”, është interpretim manipulues të një ndryshimi real në pozicionimin e KFOR-it.

Sputnik përdor shprehjen emocionale “simboli i fundit i rezistencës serbe” për ta paraqitur ndryshimin e sigurisë si një humbje politike të serbëve dhe marrje përfundimtare të kontrollit mbi veriun e Kosovës, megjithëse tërheqja e një kontingjenti nga një pozicion statik nuk përbën dëshmi për një përfundim të tillë.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Si e shndërron Beogradi një incident në Kosovë në instrument të propagandës shtetërore
Next: Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë

Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet

The Geopost September 30, 2026
RULETA GJEOPOLITIKE NË LUMIN EAST RIVER 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

RULETA GJEOPOLITIKE NË LUMIN EAST RIVER

The Geopost September 28, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi, pa aktakuzë dhe nën mbrojtjen politike të Vuçiqit 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi, pa aktakuzë dhe nën mbrojtjen politike të Vuçiqit

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi 8 min read
  • Analiza
  • News

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi

The Geopost September 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.