Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska

The Geopost August 7, 2026 3 min read
Share the news

Një grup senatorësh amerikanë, republikanë dhe demokratë, kanë kërkuar nga administrata e presidentit Donald Trump, që të rivendosë sanksionet ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska, që u hoqën në tetor të vitit 2025.

Kjo thirrje vjen pasi autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë morën në pyetje punonjës dhe ish-punonjëe të Qendrës Përkujtimore Potoçari, që morën pjesë në përgatitjen e një raporti për mohimin e gjenocidit.

Më 6 gusht, përmes një deklarate senatorët thanë se janë “thellësisht të shqetësuar” pasi 26 punonjës dhe ish-punonjës dhe bashkëpunëtorë u morën në pyetje në Drejtorinë e Policisë në Zvornik javën e kaluar.

“Shkalla dhe koha e këtyre veprimeve janë shqetësuese, veçanërisht sepse puna e Qendrës Përkujtimore është kyç për ruajtjen e së vërtetës, nderimin e viktimave dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të respektojnë sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës dhe të sigurojnë që Qendra Përkujtimore të mund ta përmbushë misionin e saj thelbësor, pa u përballur me frikësim”, u tha në reagimin e një grupi senatorësh nga komitete të ndryshme të Senatit, përfshirë nga ai për Marrëdhënie me Jashtë, i Drejtësisë, nënkomiteti për Marrëdhënie me Evropë, për Siguri dhe Mbrojtje i Asamblesë Parlamentare si dhe nga anëtarë të Komisionit të Helsinkit.

Në deklaratë, ata i bëjnë thirrje administratës amerikane që të zbatojë sanksionet e miratuara në kuadër të Akti të Autorizimit të Mbrojtjes kombëtare, duke theksuar se Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan kanë qenë të qartë: “masakra e Srebrenicës ishte gjenocid”.

“Më shumë se 30 vjet më vonë, kemi një përgjegjësi t’i kujtojmë viktimat, të qëndrojmë pranë familjeve të tyre dhe të sigurojmë që kjo histori tragjike të mos mohohet apo fshihet. Rishkrimi i historisë për përfitime politike thellon ndasitë, nxit tensionet etnike dhe kërcënon paqen dhe stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë”, thanë senatorët.

“I bëjmë thirrje administratës që të zbatojë sanksionet e detyrueshme të miratuara në kuadër të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, në mënyrë që individët të mbahen përgjegjës për sjellje destabilizuese dhe cenim të institucioneve demokratike”, u shtua në deklaratë.

Prokuroria Publike e Qarkut në Bielinës ka konfirmuar më herët për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se ka hapur një rast për verifikimin e informacioneve dhe kallëzimit që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Institucionit Publik Qendra Përkujtimore e Srebrenicës gjatë vitit 2022.

Siç është bërë e ditur nga Prokuroria, lënda është në fazën e verifikimeve për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale të shmangies së tatimeve dhe kontributeve, teksa institucionet e tjera po mbledhin dokumentacion dhe prova të tjera.

Prokuroria në Republikën Sërpska tha se deri më tani nuk ka nxjerrë ndonjë urdhër për hetim dhe se aktualisht po merr në pyetje persona në cilësinë e dëshmitarëve. Dhe, vetëm pasi të jenë mbledhur dokumentacionet dhe provat e nevojshme, prokurori do të marrë vendim për veprimet e mëtejme.

Drejtori i Qendrës Përkujtimore, Emir Sulagiq, vazhdimisht ka paralajmëruar për presion nga institucionet e Republikës Sërpska, për shkak të punës së Qendrës, veçmas për aktivitetet që kanë të bëjnë me dokumentimin e gjenocidit dhe mohimit të gjenocidit.

Autoritetet e Republikës Sërpska, përfshirë zyrtarët më të lartë politikë, prej vitesh mohojnë dhe hedhin poshtë aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore për gjenocidin në Srebrenicë.

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës, e hapur në vitin 2003 në ish-bazën e Kombeve të Bashkuara, është institucion shtetëror, që përqendrohet në ruajtjen e kujtimit të më shumë se 8.000 boshnjakëve të vrarë në gjenocidin e korrikut të vitit 1995./REL

Tags: Republika Srpska Sanksionet Senatoret SHBA

Continue Reading

Previous: Gjermania vendos mbrojtje të reja në aeroporte – synohet neutralizimi i dronëve
Next: Stojkoviq: Propaganda e regjimit ka shndërruar Serbinë në një burg të madh, s’do të ketë liri pa largimin e Vuçiqit

Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n 2 min read
  • Ballkan

Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

The Geopost September 22, 2026
Pettifer: Kosova duhet ta rishikojë raportin me EULEX-in dhe misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës 5 min read
  • Ballkan

Pettifer: Kosova duhet ta rishikojë raportin me EULEX-in dhe misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Hagës

The Geopost September 22, 2026
Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë 2 min read
  • Ballkan

Miketiq: Po përgatitet vjedhja e zgjedhjeve në Serbi përmes votuesve të regjistruar në Kosovë

The Geopost September 21, 2026
“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan

“Kosova si kartë elektorale”: Si RTS po e ndërton narrativën e Vuçiqit para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026
Inteligjenca evropiane paralajmëron për një “test” të Rusisë ndaj NATO-s 5 min read
  • News

Inteligjenca evropiane paralajmëron për një “test” të Rusisë ndaj NATO-s

The Geopost September 21, 2026
Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve 5 min read
  • Ballkan
  • News

Frika e Vuçiqit nga humbja e pushtetit, Rusia i del në mbrojtje para zgjedhjeve

The Geopost September 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.