Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Stojkoviq: Propaganda e regjimit ka shndërruar Serbinë në një burg të madh, s’do të ketë liri pa largimin e Vuçiqit

The Geopost August 7, 2026 2 min read

Screenshot

Share the news

Avokati serb dhe kritiku i njohur i regjimit të Beogradit, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se Serbia nuk është një vend i lirë dhe se ndryshimi i kësaj gjendjeje është i mundur vetëm pas largimit nga pushteti të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Politicki.ba, Stojkoviq, i cili së fundmi u lirua nga arresti shtëpiak pas katër muajsh ndalimi, tha se ndaj tij janë hapur dy procedura penale, të cilat, sipas tij, kanë për qëllim ta pengojnë të hetojë çështjen e njohur si “Sarajevo Safari”.

“Unë nuk jam i lirë. Kushdo që jeton në Serbi nuk është i lirë. Serbia do të jetë një vend i lirë vetëm pas rrëzimit politik të Aleksandar Vuçiqit”, deklaroi ai.

Sipas Stojkoviqit, arrestimi i tij ndodhi pak ditë pasi media britanike, përfshirë The Times dhe Daily Mail, publikuan pretendimet e tij lidhur me rastin “Sarajevo Safari” dhe lidhjet që ai pretendon se kanë zyrtarët serbë me këtë çështje.

Ai tha se aktualisht rasti po hetohet nga prokuroritë e Italisë, Austrisë, Belgjikës dhe Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Eurojust, duke shtuar se vetëm organet kompetente mund të përcaktojnë nëse pretendimet për “Sarajevo Safari” janë të bazuara.

Stojkoviq deklaroi se ekzistojnë arsye për të dyshuar se presidenti Aleksandar Vuçiq kishte dijeni për transportimin e personave që dyshohet se morën pjesë në krimet e kryera gjatë rrethimit të Sarajevës, duke theksuar se kjo është arsyeja pse ai ka kërkuar një hetim penal.

Duke folur për situatën politike në Serbi, avokati akuzoi qeverinë aktuale për propagandë, kontroll të institucioneve dhe shtypje të zërave kritikë.

Ai krahasoi modelin e qeverisjes së Beogradit me regjimet autoritare, duke pretenduar se propaganda shtetërore ka ndikuar në radikalizimin e një pjese të shoqërisë serbe.

Sipas tij, përndjekja e kritikëve të regjimit, përfshirë analistë dhe gazetarë, tregon se autoritetet reagojnë veçanërisht kur çështjet marrin vëmendje ndërkombëtare.

“Nëse tema mbetet vetëm në Serbi, regjimi nuk reagon. Problemi lind kur për të flitet në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës apo në mediat ndërkombëtare”, u shpreh Stojkoviq.

Në fund, ai vlerësoi se ndryshimi i sistemit politik në Serbi do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm, duke theksuar se vetëm pas largimit të Vuçiqit vendi do të ketë mundësi për reforma demokratike dhe përballje me të kaluarën.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Çedomir Stojkoviq

Continue Reading

Previous: Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska
Next: Projekti i BE-së që lidh policinë me të rinjtë përmes videolojërave për t’i mbrojtur nga krimi dhe radikalizimi online

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik 6 min read
  • Ballkan

Hulumtimi zbulon lidhjet e pronarit të Euronews me Orbanin dhe Vuçiqin, ish-gazetarët flasin për presion politik

The Geopost November 9, 2026
Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026
Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? 8 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?

The Geopost November 9, 2026
“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

“Lista e Studentëve” kërkon hetim ndaj Vuçiqit për lidhjet me rrjetet kriminale në Serbi

The Geopost November 9, 2026
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan

The Geopost November 9, 2026
“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.