Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Katër grupet kryesore në PE mbështesin rezolutën për Serbinë: Nuk ka më shpërblime për reforma të rreme

The Geopost July 10, 2026 2 min read
Share the news

Katër grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian kanë mirëpritur miratimin e rezolutës për Serbinë, duke theksuar se rruga e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në reforma të mirëfillta demokratike dhe në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Rezoluta, e bazuar në raportin e eurodeputetit kroat Tonino Picula, u miratua të mërkurën në Bruksel me 468 vota pro, 116 kundër dhe 79 abstenime. Në të evidentohet prapambetja demokratike e Serbisë, si dhe mospërputhja e saj me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

Grupi më i madh në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP), theksoi se procesi i anëtarësimit të Serbisë duhet të mbetet i bazuar në merita.

“Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian bazohet në merita dhe varet nga zbatimi i reformave të vërteta. Këto nuk janë vetëm kritere për anëtarësim – janë reforma që do ta forcojnë Serbinë dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e EPP-së.

Edhe grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) vlerësoi se qytetarët e Serbisë janë të përkushtuar ndaj demokracisë dhe perspektivës evropiane, por akuzoi udhëheqjen politike të vendit se nuk po ndjek të njëjtin drejtim.

“BE-ja duhet të bëjë të njëjtën gjë. Nuk duhet të ketë më para të BE-së për prapambetjen demokratike të Vuçiqit. Nuk duhet të ketë më tolerim për zgjedhjet politike antievropiane. Nuk duhet të ketë më shpërblime për reforma të rreme. Çdo gjë më pak se kaq do të ishte një gabim i madh”, thuhet në deklaratën e grupit.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe grupi liberal “Renew Europe”, i cili kërkoi që Beogradit t’i dërgohet një mesazh i qartë.

“BE-ja nuk do ta shpërblejë prapambetjen. Anëtarësimi duhet të fitohet me meritë, e jo të jepet si dhuratë”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, bashkëkryetarja e grupit të të Gjelbërve, Vula Tsetsi, deklaroi se çdo lëshim ndaj autoriteteve serbe pa reforma të mirëfillta demokratike do të ishte një sinjal i gabuar për qytetarët e Serbisë.

“Çdo lëshim ndaj autoriteteve të Serbisë, pa reforma të mirëfillta demokratike, u dërgon qytetarëve të këtij vendi mesazhin se lufta e tyre për demokraci është më pak e rëndësishme sesa interesat afatshkurtra gjeopolitike”, tha ajo.

Rezoluta e Parlamentit Evropian kritikon gjendjen e demokracisë në Serbi, sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe mungesën e harmonizimit të politikës së jashtme të Beogradit me atë të Bashkimit Evropian, duke theksuar se përparimi në procesin e integrimit do të varet nga zbatimi i reformave konkrete.

The GeoPost

Tags: BE Serbia

Continue Reading

Previous: Entiteti serb në Bosnjë ndalon flamujt, simbolet dhe stemat e ushtrisë së vendit
Next: ILUZIONI I BETONIT TË ARMUAR: Si po e konsumon modeli ekonomik i Vuçiqit të ardhmen e Serbisë

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit

The Geopost October 13, 2026
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026
Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj 1 min read
  • Ballkan

Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

The Geopost October 13, 2026
“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën 2 min read
  • Ballkan

“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

The Geopost October 13, 2026
Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës 2 min read
  • Ballkan

Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

The Geopost October 13, 2026
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.