Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

The Geopost October 13, 2026 2 min read
Share the news

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e transparencës lidhur me fondet që Serbia ndan për serbët në Kosovë, duke akuzuar njëkohësisht autoritetet serbe për bllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në një reagim të publikuar nga Koalicioni Shqiptar, Kamberi ka rikujtuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bërë më 13 shtator 2022 në Kuvendin e Serbisë, kur kishte deklaruar se Serbia ndan çdo vit nga 700 deri në 820 milionë euro për Kosovën.

Sipas Kamberit, në atë deklarim nuk ishte sqaruar se cilat institucione apo subjekte i përfitojnë këto mjete dhe kush e mbikëqyr shpenzimin e tyre.

Ai ka theksuar se shuma e saktë nuk ishte bërë e ditur dhe se jo të gjitha fondet kalonin përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, duke ngritur pikëpyetje për destinacionin e pjesës tjetër të mjeteve.

“Nëse vlerësimet për 100–180 milionë euro për Zyrën për Kosovën dhe rreth 100 milionë përmes ministrive të tjera janë të sakta, ku përfundojnë qindra milionët e mbetur?”, ka pyetur Kamberi.

Ai ka kërkuar që të bëhet publike se kush i përfiton këto fonde dhe kujt i raporton për mënyrën se si shpenzohen paratë publike.

Në anën tjetër, Kamberi ka akuzuar pushtetin serb se po bllokon fondet që Kosova ndan për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Sipas tij, bëhet fjalë për 129 projekte dhe katër programe që përfshijnë sigurimin e librave falas për fëmijët, praktikën profesionale, funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivitetet e avokimit.

Deputeti shqiptar ka vënë në dukje atë që e konsideron si trajtim të pabarabartë: për fondet që Serbia ndan për serbët në Kosovë, sipas tij, nuk ofrohet transparencë e plotë publike, ndërsa financimi i projekteve konkrete për shqiptarët në Luginë pengohet.

“Për serbët në Kosovë kërkohet financim pa transparencë të mjaftueshme publike; për shqiptarët në Luginë pengohet edhe financimi i projekteve të identifikueshme”, thuhet në reagimin e Koalicionit Shqiptar.

Në fund, Kamberi ka kërkuar transparencë për çdo euro të parasë publike dhe zhbllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Të drejtat e pakicave nuk mund të varen nga interesat politike të pushtetit”, thuhet në reagim, ku kërkohet që llogaritë të bëhen publike, fondet të zhbllokohen dhe barazia të zbatohet.

The GeoPost

Tags: Serbia Shaip Kamberi

Continue Reading

Previous: “Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi
Next: “Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit

The Geopost October 13, 2026
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026
Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj 1 min read
  • Ballkan

Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

The Geopost October 13, 2026
“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën 2 min read
  • Ballkan

“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

The Geopost October 13, 2026
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi

The Geopost October 13, 2026
Mujanoviq: Serbia nën Vuçiqin nuk është partnere e Perëndimit, por pikë mbështetëse për Rusinë dhe Kinën 2 min read
  • Ballkan

Mujanoviq: Serbia nën Vuçiqin nuk është partnere e Perëndimit, por pikë mbështetëse për Rusinë dhe Kinën

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.