Deputeti kroat, Igor Peternel, nënkryetar i partisë politike kroate Dom i nacionalno okupljanje (DOMiNO), ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke iu drejtuar me kritika të ashpra politikanëve serbë dhe situatës politike në Serbi.
Peternel ka theksuar se pavarësia e Kosovës duhet të pranohet, ndërsa në deklaratat e tij ka kritikuar edhe atë që e ka cilësuar si përplasje mes rrymave nacionaliste në politikën serbe.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka deklaruar Peternel, duke përcjellë qëndrimin e tij për statusin e Kosovës.
Ai është shprehur kritik edhe ndaj zhvillimeve politike në Serbi, duke përdorur një gjuhë të ashpër për të përshkruar rivalitetin mes aktorëve politikë në këtë vend.
“Në Serbi ekziston çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh – të gjithë atje janë njësoj!”, ka deklaruar Peternel.
Përveç qëndrimit për Kosovën dhe kritikave ndaj politikës serbe, nënkryetari i DOMiNO-s ka theksuar se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë.
Sipas tij, Zagrebi duhet t’u përgjigjet qartë provokimeve që vijnë nga Beogradi, duke mos lënë hapësirë për paqartësi në qëndrimin e Kroacisë ndaj zhvillimeve politike dhe raporteve në rajon.

Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk
“Albanians for America” i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën
Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi
Mujanoviq: Serbia nën Vuçiqin nuk është partnere e Perëndimit, por pikë mbështetëse për Rusinë dhe Kinën