Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

​Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

The Geopost July 10, 2026 2 min read
Share the news

Italia njoftoi sot dëbimin e dy agjentëve të shërbimeve sekrete ruse, të cilët ndodheshin në vend me status diplomatik.

Qeveria italiane e cilësoi rastin si një “ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme”, vetëm dy ditë pasi u arrestuan dy ish-agjentë italianë të zbulimit të dyshuar për bashkëpunim me Moskën.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, bëri të ditur në rrjetin X se qeveria ka vendosur të dëbojë dy atashe ushtarakë të Ambasadës së Federatës Ruse në Itali, pasi hetimet e Prokurorisë së Romës zbuluan përfshirjen e tyre në veprimtari spiunazhi.

Sipas Tajanit, Ministria e Jashtme i ka komunikuar ambasadorit rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Italia brenda tre ditësh.

Vendimi vjen pas arrestimit të dy ish-zyrtarëve italian të zbulimit, të cilët akuzohen se i kanë dorëzuar Rusisë informacione të ndjeshme, përfshirë të dhëna mbi ndihmën ushtarake që Italia dhe aleatët po i ofrojnë Ukrainës.

Sipas gazetave italiane “La Repubblica” dhe “Il Messaggero”, të paktën njëri prej agjentëve rusë kishte siguruar, në këmbim të parave, informacione mbi sistemin franko-italian të mbrojtjes ajrore SAMP/T, të cilin Ukraina pritet ta marrë këtë vit për testim, si edhe mbi raketat frankotaliane Aster, që tashmë janë dorëzuar në Kiev.

Raportimet shtojnë se interesi i agjentit rus shtrihej edhe te misioni i NATO-s në Bullgari dhe kompania italiane ”Avio”, e cila prodhon motorë për dronë dhe raketa supersonike.

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, njëri prej ish-agjentëve italianë të arrestuar dyshohet se i ka zbuluar kontaktit të tij rus identitetet e agjentëve të kundërzbulimit italian, të angazhuar në zbulimin dhe pengimin e aktiviteteve të inteligjencës ruse në Itali.

Avokati i ish-agjentit mohon kategorikisht akuzat për tradhti, duke deklaruar se klienti i tij, i cili pritet të merret nesër në pyetje, ka mbledhur vetëm informacione të disponueshme publikisht.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e cilësoi këtë rast si “vetëm majën e ajsbergut”, duke akuzuar Rusinë se po zhvillon një “konflikt hibrid” kundër Italisë dhe vendeve të tjera perëndimore.

Tags: Italia Rusia

Continue Reading

Previous: SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, Teherani hakmerret me sulme në Kuvajt dhe Bahrejn
Next: Forcat ukrainase godasin 12 tankerë rusë, anije mallrash dhe një terminal nafte

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim 3 min read
  • Botë

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim

The Geopost November 26, 2026
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

The Geopost November 26, 2026
Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit 2 min read
  • Botë

Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit

The Geopost November 26, 2026
I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën 2 min read
  • Botë

I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën

The Geopost November 26, 2026
Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme 2 min read
  • Botë

Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme

The Geopost November 25, 2026
Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë 2 min read
  • Botë

Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë

The Geopost November 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.