Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump thotë se armëpushimi me Iranin ka marrë fund

The Geopost July 8, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi me Iranin “ka marrë fund”, duke e quajtur Teheranin “të sëmurë” pasi Uashingtoni kreu sulme ndaj Republikës Islamike dhe Irani tha se shënjestroi baza amerikane në Gjirin Persik.

“Thjesht është humbje kohe të merresh me ta”, tha udhëheqësi amerikan, teksa po fliste me gazetarët në Ankara të Turqisë së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Sa më përket mua, ka marrë fund. Nuk dua të merrem më me ta. Janë mashtrues”, tha Trump. “Janë të sëmurë. Udhëhiqen nga njerëz të sëmurë. Janë të pamëshirshëm, njerëz të dhunshëm dhe nëse do të kishin një armë bërthamore, do ta përdornin”, tha Trump.

Përderisa Trump tha se Memorandumi i Mirëkuptimit “ka marrë fund”, ai shtoi se ua lë në dorë negociatorëve amerikanë nëse duan të vazhdojnë bisedimet e paqes.

Muajin e kaluar, Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, që synon dhënien fund të luftës që nisi në fund të shkurtit me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Ky memorandum u kërkon të dyja shteteve që të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës ndaj njëra-tjetrës. Po ashtu, ai parashih një periudhë 60-ditore të armëpushimit për t’iu dhënë kohë palëve për diplomaci, me synim që të arrihet një marrëveshje afatgjatë.

Deklaratat e Trumpit vijnë pasi Garda Revolucionare Islamike tha më herët se goditi objekte ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të reja amerikane kundër Iranit.

Kuvajti dhe Bahrejni konfirmuan sulmet.

SHBA-ja më herët kreu sulme të reja ndaj Republikës Islamike dhe hoqën një përjashtim nga sanksionet që i lejonte Teheranit të shiste naftë në rrethana të caktuara.

SHBA-ja e akuzoi Republikën Islamike për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Tags: Donald Trump Iran SHBA

Continue Reading

Previous: Ukraina nënshkruan marrëveshje për dronë me Estoninë dhe Holandën
Next: Aleatët e NATO-s njoftojnë 50 miliardë dollarë për projektin e ri të raketave

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit 4 min read
  • Botë
  • News

Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

The Geopost October 10, 2026
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë

The Geopost October 10, 2026
Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane? 5 min read
  • Botë
  • News

Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?

The Geopost October 10, 2026
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut 6 min read
  • Botë
  • News

Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.