Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Qyteti i Krushevcit në Serbi dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

The Geopost July 7, 2026 2 min read
Share the news

Qyteti i Krushevcit, në Serbinë qendrore, ka dënuar çdo formë të thirrjeve për diskriminim, përhapjes së urrejtjes dhe nxitjes së ndarjeve mes njerëzve, lidhur me posterët me përmbajtje të papërshtatshme dhe diskriminuese, të cilët një person i panjohur i ka vendosur në një hapësirë publike.

Gjatë fundjavës, në këtë qytet u shfaq një poster në të cilin qytetarëve u bëhej thirrje që të mos blinin në një furrë buke, pronari i së cilës është shqiptar.

Në njoftimin e autoriteteve të qytetit thuhet se Krushevci ka qenë gjithmonë një qytet i sigurt për të gjithë ata që kanë lindur aty, por edhe një qytet mikpritës për të gjithë ata që kanë shkuar të jetojnë, të punojnë ose ta vizitojnë atë.

“Për shekuj me radhë kemi ndërtuar frymën e respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe bashkëjetesës, prandaj veprime të tilla individuale nuk përfaqësojnë as Krushevcin dhe as banorët e tij”, thuhet në njoftim.

Autoritetet e qytetit u bënë thirrje organeve kompetente shtetërore që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që sa më shpejt të zbulohet autori, të përcaktohen të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe të zbardhen motivet e një veprimi të tillë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Lartë në Krushevc nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me masat që po ndërmarrin për posterin.

Në poster qytetarëve u bëhet thirrje që të kujtojnë Gazimestanin dhe të mos blejnë te shqiptarët, ndërsa shqiptarët quhen me emrin fyes “shiptari”.

Policia e Kosovës më 28.06.2026, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, ndaloi 37 persona, ndërsa para gjykatës u proceduan 36 prej tyre, kryesisht nga Serbia dhe vendet e rajonit.

Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, ka kërkuar që organet kompetente të përcaktojnë urgjentisht të gjitha rrethanat e vendosjes së posterëve me gjuhë të urrejtjes në Krushevc, të drejtuar kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare, si dhe të identifikojnë dhe procedojnë përgjegjësit në përputhje me ligjin.

Më herët, opozitarja Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG) ka vlerësuar se një mesazh i tillë nuk është qëndrim politik dhe as protestë, por një shënjestrim i hapur i njerëzve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare dhe një përpjekje që urrejtja nga rrjetet sociale të zhvendoset në rrugë./REL

Tags: Shqiptarët në Serbi

Continue Reading

Previous: Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
Next: Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit 1 min read
  • Ballkan
  • News

Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.