Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

The Geopost July 7, 2026 3 min read
Share the news

Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore t’i zbardhin menjëherë të gjitha rrethanat lidhur me vendosjen e posterëve me përmbajtje urrejtjeje kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në Krushevc, si dhe t’i gjejnë dhe t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.

Në një deklaratë, Pashaliq u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.

Ai theksoi se organet shtetërore janë të detyruara t’i mbrojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare dhe të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo forme të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes kombëtare ose etnike.

Thirrja e tij vjen pasi para një furre buke në pronësi të shqiptarëve në Krushevc u shfaqën mesazhe urrejtjeje me thirrje drejtuar qytetarëve që ta “kujtojnë Gazimestanin” dhe të mos blejnë nga shqiptarët.

Avokati i Popullit paralajmëroi se veprime të tilla, si vendosja e këtyre posterëve, përbëjnë shprehje të papranueshme të mosdurimit dhe diskriminimit. Posterët, sipas tij, e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe e dëmtojnë besimin ndërmjet komuniteteve.

“Përhapja e urrejtjes dhe mosdurimit ndaj çdo komuniteti kombëtar nuk ka vend në një shoqëri demokratike të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit. Çdo qytetar i Serbisë ka të drejtë të jetojë pa frikë nga diskriminimi, frikësimi dhe gjuha e urrejtjes, pavarësisht përkatësisë së tij kombëtare”, deklaroi Pashaliq.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, mediave dhe zyrtarëve publikë që me veprimet e tyre të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie ku respektohen dallimet dhe ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit, e jo përmes gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve për diskriminim.

Më herët, subjekti opozitar në Serbi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), kërkoi nga policia dhe prokuroria që pa vonesë të përcaktojnë se kush qëndron pas përgatitjes dhe ngjitjes së posterëve në Krushevc, qytet në Serbinë qendrore.

Në njoftimin e PSG-së vlerësohet se është veçanërisht e rrezikshme që posteri është ngjitur përpara një furre buke pronari i së cilës është shqiptar, duke theksuar se në këtë mënyrë “njerëz konkretë ekspozohen ndaj presionit, persekutimit dhe dhunës së mundshme”.

“Një mesazh i tillë nuk është qëndrim politik dhe as protestë, por shënjestrim i hapur i njerëzve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare dhe një përpjekje për ta zhvendosur urrejtjen nga rrjetet sociale në rrugë”, thuhet në reagimin e PSG-së.

Në njoftim thuhet se për çdo vepër penale përgjigjet individi, jo një popull i tërë, dhe se politika e “masave reciproke” ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Serbi duhet të refuzohet publikisht dhe të ndalet.

Policia e Kosovës më 28 qershor, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, i arrestoi 37 persona, ndërsa para gjykatës dolën 36 prej tyre, kryesisht nga Serbia dhe vendet e rajonit.

Masa e dëbimit dhe ndalimit të hyrjes në Kosovë për tre vjet, së bashku me gjoba monetare, u janë shqiptuar atyre për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi” me tre gishta të ngritur.

Ndërkohë, në opinion janë shfaqur pretendime se të ndaluarit gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan janë keqtrajtuar “psikikisht dhe fizikisht” nga policët.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërsa nga Inspektorati i Policisë së Kosovës kanë thënë se do t’i verifikojnë sipas detyrës zyrtare, edhe pse nuk kanë marrë asnjë ankesë për ngjarjet në Gazimestan.

Tags: Serbia

Continue Reading

Previous: Vuçiq jep miliona euro për të akuzuarin e Banjskës në ndërtimin e spitaleve, shtëpive dhe shkollave në Kosovë
Next: Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

The Geopost July 7, 2026
Vuçiq jep miliona euro për të akuzuarin e Banjskës në ndërtimin e spitaleve, shtëpive dhe shkollave në Kosovë 13 min read
  • Ballkan

Vuçiq jep miliona euro për të akuzuarin e Banjskës në ndërtimin e spitaleve, shtëpive dhe shkollave në Kosovë

The Geopost July 6, 2026
Videnoviq: “Bota Serbe” është vazhdim i projektit të “Serbisë së Madhe” – pa shkëputje nga Rusia s’ka rrugë drejt BE-së 3 min read
  • Ballkan

Videnoviq: “Bota Serbe” është vazhdim i projektit të “Serbisë së Madhe” – pa shkëputje nga Rusia s’ka rrugë drejt BE-së

The Geopost July 6, 2026
“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc 2 min read
  • Ballkan

“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

The Geopost July 6, 2026
Mal i Zi ndalon tre shtetas rusë, u gjetën pajisje të sofistikuara pa dokumentacion 2 min read
  • Ballkan

Mal i Zi ndalon tre shtetas rusë, u gjetën pajisje të sofistikuara pa dokumentacion

The Geopost July 6, 2026
Arrestimet e shqiptarëve nga Serbia, avokati Koci: Kujdes, po kontrollojnë edhe telefonat nëse ka ndonjë fotografi të UÇK-së 2 min read
  • Ballkan

Arrestimet e shqiptarëve nga Serbia, avokati Koci: Kujdes, po kontrollojnë edhe telefonat nëse ka ndonjë fotografi të UÇK-së

The Geopost July 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.