Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe

The Geopost July 7, 2026 2 min read
Share the news

Televizioni serb N1 ka raportuar se Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, dhe biznesmeni i sanksionuar i SHBA-së, Zvonko Veselinoviq po ruhen nga njësitet elitare të Policisë së Serbisë.

Sipas raportimit të publikuar të hënën, kjo situatë vjen në një kohë kur autoritetet serbe po përballen me kritika pas një vrasjeje të ndodhur në lagjen Senjak të Beogradit dhe arrestimit të ish-shefit të Policisë së Beogradit.

“Pas vrasjes në Senjak dhe arrestimit të ish-shefit të policisë së Beogradit, presidenti i Serbisë premtoi se oficerët e policisë nuk do të ruanin më manjatët dhe kriminelët. Ndërkohë, mësuam se anëtarët e njësive më elitare të policisë serbe po ruajnë biznesmenët nga Kosova, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq”, thuhet në raportimin e N1.

Sipas mediumit serb, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje, pavarësisht se, siç pretendohet, është pyetur për më shumë se një javë.

Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai dhe Zvonko Veselinoviq ndodhen prej vitesh në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Raportimi i N1 ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e njësive elitare të policisë për sigurimin e personave të sanksionuar dhe të lidhur me hetime për krim të organizuar, ndërsa autoritetet serbe deri më tani nuk kanë komentuar publikisht pretendimet e televizionit.

Derisa regjimi  Vuçiqit duke përdorur pushtetin, vazhdon t’i mbrojë e ruaj kriminelët si Radoiçiq, akterët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, NATO, dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë kërkuar që ata t’i dorëzohen drejtësisë.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Milan Radoiçiq Serbia Zvonko Veselinoviq

Continue Reading

Previous: Qyteti i Krushevcit në Serbi dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve
Next: Shesheli thotë atë që mendon Vuçiqi: Serbia vazhdon të përdorë retorikë kërcënuese dhe të mbajë gjallë idenë e agresionit ushtarak

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm 1 min read
  • Ballkan

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

The Geopost July 19, 2026
Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë 1 min read
  • Botë
  • News

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë

The Geopost July 18, 2026
Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit 6 min read
  • Analiza
  • News

Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit

The Geopost July 18, 2026
Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor 3 min read
  • Botë
  • News

Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor

The Geopost July 18, 2026
BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes 2 min read
  • Botë
  • News

BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes

The Geopost July 18, 2026
Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve 3 min read
  • Botë
  • News

Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve

The Geopost July 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.