Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

The Geopost June 30, 2026 2 min read
Share the news

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes e Holandës më 29 qershor.

Në dokumentin e saj vjetor për strategjinë e politikave të mbrojtjes, ministria tha se Evropa është në një “zonë gri” mes luftës dhe paqes, duke u zotuar se do të rrisë investimet në mbrojtje të Holandës, duke përmendur veçmas dronët.

“Shërbimet holandeze të inteligjencës vlerësojnë se Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë me Evropën” – u tha në raportin e Ministrisë holandeze të Mbrojtjes.

“Në skenarin më të keq, një luftë e kufizuar kundër anëtarëve të NATO-s ka mundësi të ndodhë brenda një viti pasi lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë” – thanë zyrtarët.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje në shkurt të vitit 2022.

Paralajmërimi vjen teksa anëtarët e NATO-s po përgatiten për samitin e aleancës në Ankara të Turqisë më 7 dhe 8 korrik, gjatë të cilit, kërcënimi nga Moska pritet të jetë lart në agjendë.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia “mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh”.

Për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, Holanda i ka vënë qëllim vetes që brenda pesë vjetësh, gjysma e aftësive të saj operacionale të jetë me pajisje pa pilot.

Për të arritur këtë, Qeveria holandeze synon që të krijojë një “laborator të posaçëm zhvillimor”, i dizajnuar për ndërtimin e dronëve që mund t’iu kundërvihen kërcënimeve nga dronët luftarakë.

“Pyetja është nëse Evropa dhe Holanda do të jenë të forta mjaftueshëm në kohë për të mbrojtur lirinë tonë, sigurinë dhe mënyrën tonë të jetesës” – tha ministrja e Mbrojtjes, Dilan Yesilgoz.

“Kjo është përgjegjësi për çdo brez, por rrallë ka qenë kaq urgjente” – shtoi ajo./REL.

Tags: NATO Rusia

Continue Reading

Previous: Polonia deporton 11 persona të dyshuar për veprimtari në favor të Rusisë dhe Bjellorusisë
Next: Rusët rrihen për karburant në pompat e derivateve – Putini detyrohet të pranojë se vendi përballet me mungesa

SHBA garanton mbështetje për vendet baltike, NATO forcon praninë ushtarake pranë kufirit me Rusinë 2 min read
  • Botë

SHBA garanton mbështetje për vendet baltike, NATO forcon praninë ushtarake pranë kufirit me Rusinë

The Geopost June 30, 2026
Rusët rrihen për karburant në pompat e derivateve – Putini detyrohet të pranojë se vendi përballet me mungesa 2 min read
  • Botë

Rusët rrihen për karburant në pompat e derivateve – Putini detyrohet të pranojë se vendi përballet me mungesa

The Geopost June 30, 2026
Polonia deporton 11 persona të dyshuar për veprimtari në favor të Rusisë dhe Bjellorusisë 2 min read
  • Botë

Polonia deporton 11 persona të dyshuar për veprimtari në favor të Rusisë dhe Bjellorusisë

The Geopost June 30, 2026
Putin pranon “mungesa të caktuara” të energjisë pas sulmeve të Ukrainës 3 min read
  • Botë

Putin pranon “mungesa të caktuara” të energjisë pas sulmeve të Ukrainës

The Geopost June 29, 2026
Evropa Qendrore dhe Lindore bëhet testi i sigurisë së NATO-s 5 min read
  • Botë
  • News

Evropa Qendrore dhe Lindore bëhet testi i sigurisë së NATO-s

The Geopost June 29, 2026
Raporti i GLOBSEC: A është mbrojtja ajrore thembra e Akilit e Evropës? 3 min read
  • Botë
  • News

Raporti i GLOBSEC: A është mbrojtja ajrore thembra e Akilit e Evropës?

The Geopost June 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.