Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Polonia deporton 11 persona të dyshuar për veprimtari në favor të Rusisë dhe Bjellorusisë

The Geopost June 30, 2026 2 min read
Share the news

Polonia ka deportuar 11 persona të dyshuar për veprimtari në interes të Rusisë dhe Bjellorusisë, në kuadër të një operacioni të shërbimeve të sigurisë që lidhet me dyshime për ndikim të organizuar ndaj refugjatëve ukrainas në territorin polak.

Sipas Agjencisë së Sigurisë së Brendshme të Polonisë (ABW), në mesin e të dëbuarve janë nëntë shtetas ukrainas dhe dy bjellorusë. Autoritetet polake dyshojnë se grupi ka përdorur fonde ruse për të rekrutuar refugjatë ukrainas, me qëllim organizimin e protestave kundër qeverisë në Kiev.

ABW bëri të ditur se aktiviteti i grupit ishte i orientuar drejt ndikimit gradual në komunitetin e refugjatëve ukrainas në Poloni, duke e përdorur atë për promovimin e sloganeve politike dhe nxitjen e pakënaqësisë.

Sipas agjencisë, organizatorët dyshohet se kanë shfrytëzuar edhe skandale të korrupsionit dhe zhvillime të tjera politike në Ukrainë për të nxitur tensione dhe për të rritur pakënaqësinë mes refugjatëve.

“Ky është një shembull i operacioneve që shkojnë përtej agresionit klasik ushtarak, me synim minimin e besimit publik, nxitjen e tensioneve dhe shfrytëzimin e njerëzve që kanë ikur nga lufta si instrumente të ndikimit rus”, thuhet në deklaratën e ABW-së.

Autoritetet polake pretendojnë se të dyshuarit kanë pasur lidhje me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe se aktivitetet e tyre kanë nisur që nga vjeshta e vitit 2025.

Polonia prej kohësh akuzon Rusinë dhe Bjellorusinë për zhvillimin e një fushate hibride kundër saj, që përfshin sabotime, sulme kibernetike dhe operacione dezinformuese pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Moska i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Tags: Polonia Rusia

Continue Reading

Previous: Putin pranon “mungesa të caktuara” të energjisë pas sulmeve të Ukrainës
Next: Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Intelegjenca britanike: Rusia është kërcënimi kryesor, po intensifikohet lufta hibride kundër Evropës 3 min read
  • Botë

Intelegjenca britanike: Rusia është kërcënimi kryesor, po intensifikohet lufta hibride kundër Evropës

The Geopost October 14, 2026
Një plan rus për një dimër të ftohtë dhe të errët në Ukrainë 8 min read
  • Botë

Një plan rus për një dimër të ftohtë dhe të errët në Ukrainë

The Geopost October 14, 2026
Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm 9 min read
  • Botë

Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

The Geopost October 14, 2026
Si të justifikohen krimet kundër njerëzimit: Metoda e Kremlinit 6 min read
  • Botë

Si të justifikohen krimet kundër njerëzimit: Metoda e Kremlinit

The Geopost October 12, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.