Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u zhvillua në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel, me pjesëmarrjen e rreth 50 ministrave të mbrojtjes nga vendet anëtare të Aleancës dhe shtetet partnere.
Në fokus të takimit ishin zhvillimet më të fundit të sigurisë ndërkombëtare dhe situata në Ukrainë, e cila vazhdon të përballet me agresionin rus.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrësit, përfshirë ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar Dan Jarvis, rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Në margjinat e takimit, Maqedonci ka zhvilluar gjithashtu takime dhe biseda me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të tjerë të mbrojtjes, ku është diskutuar bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë globale.
Ministria e Mbrojtjes thekson se Kosova ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të qëndruar krah aleatëve ndërkombëtarë dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar përmes angazhimit të saj në nismat dhe proceset e sigurisë.

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort