Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Trump paralajmëron Iranin: Nëse dështon marrëveshja, kthehemi te bombardimet

The Geopost June 18, 2026 2 min read
Share the news

Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja e arritur me Iranin ka shmangur një krizë të mundshme ekonomike, duke pranuar se vazhdimi i konfliktit mund të kishte sjellë pasoja të rënda për ekonominë globale.

“Unë nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike. Nëse do ta vazhdonim këtë, kjo mund të kishte ndodhur”, tha presidenti amerikan gjatë qëndrimit në samitin e G7 në Francë.

Ai vlerësoi gjithashtu udhëheqësit e rinj të Iranit, duke i cilësuar si “shumë të zgjuar” dhe “shumë më pak radikalë” se më parë.

Sipas 80-vjeçarit, Irani po sheh një “mënyrë tjetër jetese” dhe do të ketë një qasje më ndryshe në të ardhmen, shkruan skynews.

Lideri amerikan tha se marrëveshja me Teheranin “arrin gjithçka që Shtetet e Bashkuara synuan dhe shumë më tepër”.

Marrëveshja i jep fund konfliktit aktual, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe parandalon Iranin që të sigurojë armë bërthamore.

“Kjo ishte e gjithë çështja”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai shtoi se pa këtë marrëveshje, SHBA-ja mund të kishte vazhduar sulmet për javë, muaj apo edhe më gjatë.

“Mund të kishim hedhur më shumë bomba edhe për tre javë, dy javë, katër javë, dy vjet – kush e di”, deklaroi Trump.

Ky i fundit tha se do të shpërndajë kopje të memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, i cili pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër.

“Nëse nuk përfundohet brenda 60 ditësh, nuk ka problem – ne kthehemi te bombardimet. Nuk dua ta bëj këtë, sepse marrëveshja është shumë e mirë. Por mund të na duhet ta bëjmë, sepse ne kurrë nuk do t’i lejojmë ata të kenë një armë bërthamore. Por ata kanë rënë dakord që të mos e bëjnë këtë, dhe këtë do ta shihni shumë qartë në marrëveshje”, përfundoi ai.

The GeoPost

Tags: Donald Trump Irani SHBA

Continue Reading

Previous: Udhëheqësit e G7 bien dakord të forcojnë mbrojtjen ajrore dhe armët me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën
Next: Makthi më i keq i Putinit

Makthi më i keq i Putinit 6 min read
  • Botë

Makthi më i keq i Putinit

The Geopost June 18, 2026
Udhëheqësit e G7 bien dakord të forcojnë mbrojtjen ajrore dhe armët me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën 3 min read
  • Botë

Udhëheqësit e G7 bien dakord të forcojnë mbrojtjen ajrore dhe armët me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën

The Geopost June 17, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Publikohet drafti i marrëveshjes SHBA-Iran: Ja çfarë përmban dokumenti me 14 pika 4 min read
  • Botë

Publikohet drafti i marrëveshjes SHBA-Iran: Ja çfarë përmban dokumenti me 14 pika

The Geopost June 17, 2026
Zelensky takohet me Trumpin në samitin e G7-ës, kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Zelensky takohet me Trumpin në samitin e G7-ës, kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën

The Geopost June 16, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania dhe dhjetra shtete të tjera përshëndesin marrëveshjen SHBA-Iran, kërkojnë zbatim të shpejtë 2 min read
  • Botë

Britania, Franca dhe Gjermania dhe dhjetra shtete të tjera përshëndesin marrëveshjen SHBA-Iran, kërkojnë zbatim të shpejtë

The Geopost June 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.