Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

The Geopost June 15, 2026 3 min read
Share the news

Ukraina dhe Moldavia do të hedhin një hap vendimtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian të hënën, kur të nisin fazën e parë të negociatave të anëtarësimit.

Fillimi i negociatave thelbësore, i cili do të zyrtarizohet nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe ministra nga të dy vendet në Luksemburg, përbën një moment shumë simbolik për këto dy vende që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Kjo ndodh në një kohë kur Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj qyteteve ukrainase, ndërsa vazhdon të pësojë humbje të mëdha për përfitime të kufizuara territoriale.

Ukraina dhe Moldavia u pranuan shpejt si vende kandidate për anëtarësim në BE në vitin 2022, pasi dorëzuan aplikimet e tyre vetëm pak ditë pas fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Megjithatë, pavarësisht vendimit simbolik për hapjen e bisedimeve në qershor 2024, negociatat konkrete u bllokuan nga ish-kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Zgjedhja e një qeverie të re në Hungari në prill ka hapur rrugën që shtetet anëtare të BE-së të bien dakord njëzëri të premten e kaluar për hapjen e “grupit të parë” të kapitujve negociues, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe demokracinë. Hapja e këtij grupi mundëson fillimin e bisedimeve edhe për fusha të tjera si tregu i përbashkët, mjedisi, politikat ekonomike dhe sociale.

Në një deklaratë të përbashkët, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa kanë vlerësuar “vendosmërinë, guximin dhe punën e palodhur të të dy vendeve për avancimin e reformave, pavarësisht sfidave të mëdha”.

“Zgjerimi është një zgjedhje strategjike”, kanë deklaruar ata.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se hapja e grupit të parë të kapitujve negociues, është një mbështetje politike dhe morale për shtetin dhe popullin e tij.

“Ukraina po bën atë që është e nevojshme dhe është e rëndësishme që edhe BE-ja të mbajë fjalën e saj. Hapja e grupit të parë është një mbështetje e rëndësishme politike dhe morale për shtetin dhe popullin tonë”, ka deklaruar ai.

Sipas Heather Grabbe, ish-këshilltare e Komisionit Evropian për zgjerimin, hapja e grupit të parë është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Ajo shënon fillimin e procesit për arritjen e një marrëveshjeje anëtarësimi. Prandaj është shumë domethënëse”, ka deklaruar Grabbe.

Grabbe, e cila është gjithashtu bashkëpunëtore e lartë në organizatën kërkimore Bruegel, ka shtuar se fillimi i negociatave do të shërbejë edhe si një test realiteti për Ukrainën.

“Nuk mund të anashkalohen miratimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e ligjeve të BE-së në territorin ukrainas. Kjo do të kërkojë kohë dhe kosto administrative të konsiderueshme”, është shprehur ajo.

Për t’u anëtarësuar në BE, një vend duhet të përshtasë mijëra ligje dhe vendime evropiane dhe më pas të marrë miratimin unanim të të gjitha shteteve anëtare.

Zyrtarët evropianë kanë vlerësuar përpjekjet reformuese të Ukrainës dhe Moldavisë. Në Ukrainë, arrestimet e figurave të profilit të lartë konsiderohen si shenja pozitive të luftës kundër korrupsionit. Një rast i tillë është ai i Andriy Yermak, i cili muajin e kaluar është përfshirë si i dyshuar në një hetim të madh për korrupsion, megjithëse ai ka mohuar të gjitha akuzat.

Megjithatë, vlerësimet pozitive shoqërohen edhe me zhgënjim, pasi Brukseli mendon se Kievi nuk ka avancuar mjaftueshëm në 10 reformat prioritare të dakorduara dhjetorin e kaluar.

Sipas zyrtarëve të BE-së, Ukraina ka përmbushur vetëm rreth 15% të reformave të përfshira në planin me 10 pika, të rënë dakord mes komisioneres për zgjerimin Marta Kos dhe zëvendëskryeministrit ukrainas, Taras Kachka.

Plani përfshin forcimin e pavarësisë së agjencive kundër korrupsionit NABU dhe SAPO, miratimin e një strategjie kombëtare kundër korrupsionit dhe reforma në procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

The GeoPost

Tags: Bashkimi Evropian Moldavia Ukraina

Continue Reading

Previous: Dronët ukrainas synojnë një strukturë të rëndësishme ruse të naftës dhe një uzinë kimike
Next: Sekuestrimi i cisternës ruse – Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

Sistemi i rekrutimit në Rusi i afrohet pikës së thyerjes, duke shkaktuar debat mbi mobilizimin e detyruar 8 min read
  • Botë

Sistemi i rekrutimit në Rusi i afrohet pikës së thyerjes, duke shkaktuar debat mbi mobilizimin e detyruar

The Geopost June 15, 2026
Sekuestrimi i cisternës ruse – Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit 2 min read
  • Botë

Sekuestrimi i cisternës ruse – Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

The Geopost June 15, 2026
Dronët ukrainas synojnë një strukturë të rëndësishme ruse të naftës dhe një uzinë kimike 3 min read
  • Botë

Dronët ukrainas synojnë një strukturë të rëndësishme ruse të naftës dhe një uzinë kimike

The Geopost June 15, 2026
Arrihet marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit 1 min read
  • Botë

Arrihet marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit

The Geopost June 15, 2026
Zyrtari iranian: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore 2 min read
  • Botë
  • News

Zyrtari iranian: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore

The Geopost June 14, 2026
Lufta e Putinit dhe fantazma e vitit 1917: Ngjashmëritë që shqetësojnë Kremlinin 14 min read
  • Botë
  • News

Lufta e Putinit dhe fantazma e vitit 1917: Ngjashmëritë që shqetësojnë Kremlinin

The Geopost June 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.