Pesë persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar në kuadër të hetimeve për krime lufte, të cilat po zhvillohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Reçaku II”, ndërsa gjatë aksionit janë realizuar disa urdhër-kontrolle në lokacione të ndryshme.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, ka thënë se pesë të arrestuarit e sotshëm nga aksioni për krimet e luftës, janë të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut.
Në një konferencë për media pas përfundimit të aksionit, prokurori Morina tha se aksioni vjen pas 6 muajve hetime që pas ngritjes së aktakuzës për rastin e Reçakut.
“Gjatë hetimeve që kemi kryer përgjatë këtyre gjashtë muajve, kemi arritur t’i identifikojmë disa persona të cilët kanë qenë pjesë e njësive të posaçme të Policisë së Serbisë në atë kohë të cilat kanë marrë pjesë në aksionin e 15 janarit të vitit 1999 në Reçak.
Kemi bo kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku kemi kërkuar urdhër-arrestin dhe urdhër-bastisjen. Sot në orët e hershme të mëngjesit, së bashku me Policinë kemi arrestuar pesë persona, të cilët janë të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut” – ka thënë prokurori Ilir Morina.
Rasti “Reçaku II” lidhet me hetimet për dyshime për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës gjatë konfliktit në Kosovë.
The GeoPost

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës
Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s