Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

A do të ketë Vuçiq fatin e Lukashenkos nëse BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e tij?

The Geopost June 14, 2026 3 min read
Share the news

Bashkimi Evropian mund të mos i njohë zgjedhjet e ardhshme në Serbi nëse autoritetet nuk zbatojnë reformat e kërkuara në fushën e sundimit të ligjit, mediave dhe procesit zgjedhor, kanë paralajmëruar disa figura publike dhe opozitare në Serbi.

Ish-ambasadori i Serbisë dhe profesori universitar në pension, Ivan Vujaçiq, deklaroi se Brukseli i ka bërë të qarta pritjet e tij ndaj Beogradit dhe se mosplotësimi i tyre mund të çojë në mosnjohjen e procesit zgjedhor.

Sipas tij, një skenar i tillë do të përbënte goditjen më të rëndë diplomatike për Serbinë, duke e vendosur atë në të njëjtën kategori me vende si Bjellorusia, zgjedhjet e së cilës Bashkimi Evropian refuzoi t’i njohë në vitin 2020.

“BE-ja do të insistojë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me reformën e mediave, funksionimin e rregullatorit mediatik REM, sundimin e ligjit, listën zgjedhore dhe rekomandimet e ODIHR-it”, ka deklaruar Vujaçiq.

Bjellorusia mbetet deri më sot i vetmi vend në Evropë, zgjedhjet e të cilit nuk janë njohur zyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Në vitin 2020, Brukseli i cilësoi zgjedhjet presidenciale si “as të lira dhe as të drejta” dhe refuzoi të pranonte rezultatin që i dha fitoren presidentit Aleksandër Lukashenko.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se një mosnjohje e tillë nuk do të sillte automatikisht ndryshim pushteti në Serbi, por do të kishte pasoja të rënda politike dhe diplomatike për pozitën ndërkombëtare të vendit.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Balkans Forward, Goran Miletiq, tha për gazetën “Danas” se ekziston mundësia që Komisioni Evropian ose Parlamenti Evropian të marrin qëndrim kritik ndaj zgjedhjeve në Serbi në rast të parregullsive serioze.

Ai kujtoi se institucione të BE-së kanë reaguar në mënyrë të ngjashme në raste si Rusia, Bjellorusia, Venezuela dhe së fundmi Gjeorgjia, ku Parlamenti Evropian vlerësoi se zgjedhjet nuk ishin zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare dhe kërkoi përsëritjen e tyre.

“Autoritetet në Serbi me siguri do të përpiqen që parregullsitë të mbeten në nivelin e zgjedhjeve të mëparshme, gjë që mund të sjellë kritika të forta, por jo domosdoshmërisht mosnjohje të plotë të procesit”, tha Miletić.

Ndërkohë, deputeti i opozitës nga Fronti i Gjelbër-Majtas, Robert Kozma, argumentoi se marrëdhënia e Bashkimit Evropian me qeverinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka ndryshuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Sipas tij, protestat studentore dhe qytetare, si dhe aktiviteti i opozitës në institucionet evropiane, kanë ndikuar që Brukseli të ketë një qasje më kritike ndaj situatës demokratike në Serbi.

“Nëse do të vinte deri te mosnjohja e zgjedhjeve, kjo do të nënkuptonte se Serbia e Vuçiqit është bërë plotësisht Bjellorusia e Lukashenkos”, deklaroi Kozma.

Ai shtoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare për orientimin politik të Serbisë dhe për raportet e saj me Bashkimin Evropian.

Debati mbi standardet zgjedhore në Serbi është intensifikuar pas kritikave të vazhdueshme nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet evropiane lidhur me kushtet zgjedhore, lirinë e mediave dhe zbatimin e rekomandimeve të misioneve vëzhguese të ODIHR-it.

Tags: Aleksandar Vuçiq Bashkimi Evropian BE Serbia

Continue Reading

Previous: Evropa ndjek ëndrrën e re të çipave të inteligjencës artificiale
Next: Lufta e Putinit dhe fantazma e vitit 1917: Ngjashmëritë që shqetësojnë Kremlinin

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës

The Geopost November 3, 2026
Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit 4 min read
  • News

Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

The Geopost November 3, 2026
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet 5 min read
  • Ballkan

Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet

The Geopost November 3, 2026
Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së

The Geopost November 3, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.