Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq ka publikuar pretendime të reja që lidhen me një dokument të përmendur si pjesë e një arkive sekrete të lidhur me Slavko Aleksiq, duke ngritur akuza për takime dhe lidhje të supozuara mes grupeve paramilitare serbe dhe vullnetarëve rusë gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sipas Margetiq, dokumenti i datës 17 prill 1993, i titulluar “Naredba” dhe i referuar me numër protokolli 132-04/93, përbën një gjurmë të rëndësishme në hetimin e, siç pretendon ai, organizimit dhe logjistikës së aktiviteteve gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, përfshirë edhe pjesëmarrjen e individëve të profilit të lartë.
Në të njëjtin kontekst, ai thekson se në takim kanë marrë pjesë edhe vullnetarë rusë të udhëhequr nga Igor Girkin (i njohur më vonë si Igor Strelkov), i cili sot lidhet me strukturat ushtarake dhe të inteligjencës ruse.
Margetiq shton se siguria e takimit është siguruar nga Zlatko Novkoviq, i cili më vonë, sipas tij, ka vepruar edhe si vullnetar në anën e forcave të lidhura me Strelkovin.
Në një nga pjesët më të ndjeshme të deklarimeve të tij, gazetari kroat thotë se në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe Aleksandar Vuçiq, si dhe Ljuban Eçim, ish-pjesëtar i strukturave të sigurisë së Republikës Srpska.
Sipas tij, kjo përbën një rrjet më të gjerë të lidhjeve mes aktorëve të ndryshëm të luftës në Bosnje, i cili, siç pretendon Margetiq, mund të ketë pasur vazhdimësi edhe në dekadat pas konfliktit.
Margetiq sugjeron se këto lidhje tregojnë një ndërthurje të shërbimeve të inteligjencës, formacioneve paramilitare dhe aktorëve politikë të kohës, të cilat vepronin paralelisht në terrenin e luftës në Sarajevë.
The GeoPost

Demokratët Evropianë kundër deklaratave të Vuçiqit për Kosovën: E ardhmja evropiane nuk ndërtohet me narrativa nacionaliste
Petkoviq me narrativa propaganduese, përdor ceremoninë fetare në Prizren për sulme politike ndaj Kosovës
“Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit”, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet, Vuçiq mund të përballet me pasoja
Mesazh kërcënues nga Beogradi: Vuçiq para ushtarëve me retorikë të rrezikshme ndaj Kosovës
BE sanksionon një platformë të madhe kriptovalutash, ndihmoi Rusinë
Edhe 30 ditë paraburgim pjesëtarit serb të MUP-it, dyshohet se kidnapoi Milan Vukashinoviqin në Leposaviq