Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Rjabkov, u ka drejtuar një kërcënim të ri bërthamor vendeve perëndimore, duke deklaruar se Moska mund të përdorë arsenalin e saj bërthamor në rast të rrezikimit të territorit.
Rjabkov deklaroi në forumin ekonomik në Shën Petersburg se i ashtuquajturi “cenim i integritetit territorial të Rusisë” mund, në rastin më të keq, të çojë në përdorimin e armëve bërthamore.
Me këtë rast, ai u ka dërguar një paralajmërim të hapur vendeve që Moska i konsideron si kundërshtarë.
“Kundërshtarët e Rusisë duhet t’i marrin shumë seriozisht paralajmërimet e Moskës dhe të mos e testojnë vendosmërinë e Rusisë për t’u mbrojtur me të gjitha mjetet e disponueshme”, deklaroi Rjabkov, duke përsëritur retorikën kërcënuese të Kremlinit.
/The Geopost/

Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?
Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?
Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara
A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi
Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual