Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin

The Geopost October 25, 2026 2 min read
Share the news

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin prej 250 ulësesh, ndërsa një lëvizje masive protestash e udhëhequr nga studentët synon të rrëzojë nga pushteti liderin populist prej shumë vitesh, Aleksandar Vuçiq, duke përbërë sfidën më të madhe ndaj sundimit të tij në më shumë se një dekadë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura nga Vuçiqi në shtator, po mbahen pas gati dy vitesh demonstratash të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit të perceptuar dhe prirjeve në rritje autoritare.

Protestat u nxitën nga vdekja e 16 personave, pasi një strehë e mbuluar në stacionin hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në vitin 2024.

Që atëherë, studentët kanë fituar mbështetje të gjerë, shkruan Reuters.

Radhë jashtëzakonisht të gjata u krijuan në qendrat e votimit në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.

Rezultatet e para pritet të bëhen të ditura rreth dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Një fitore e studentëve do të përbënte një ndryshim të thellë politik në këtë vend të Ballkanit, me rreth 6 milionë banorë, duke kujtuar humbjen e Viktor Orbanit në Hungari në prill.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë njerëzit të dalin dhe të votojnë nëse duan të ndryshojnë diçka. Dhe mendoj se ka ardhur koha për ndryshim”, tha avokatja Marija Cvjeticanin në një qendër votimi në Beograd.

Sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë. Në një sondazh të Ipsos-it, të publikuar të enjten, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit kryesonte me 47% të votave, kundrejt 40% për studentët. Megjithatë, sondazhe të tjera i kanë nxjerrë studentët në epërsi.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbi Viktor Orbán Zgjedhjet ne Serbi

Continue Reading

Previous: Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi 5 min read
  • Ballkan
  • News

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 25, 2026
Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual 1 min read
  • Ballkan
  • News

Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, sfidë për pushtetin aktual

The Geopost October 25, 2026
Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë 2 min read
  • Botë
  • News

Merz ngre alarmin: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

The Geopost October 25, 2026
BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare 3 min read
  • Ballkan
  • News

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

The Geopost October 25, 2026
Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij 5 min read
  • Ballkan

Vuçiq ndjek skenarin e Putinit për të mbetur në pushtet, por edhe Kremlini ka dyshime për suksesin e tij

The Geopost October 25, 2026
Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit 17 min read
  • Ballkan

Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit

The Geopost October 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.