Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, është i fshehur në një vend sekret me pak qasje në botën e jashtme, thanë zyrtarët amerikanë për CBS.
Sipas inteligjencës amerikane, Khamenei është i arritshëm vetëm përmes një “labirinti”.
Thuhet se edhe zyrtarët më të lartë në qeverinë iraniane nuk janë në dijeni të vendndodhjes së tij dhe nuk janë në gjendje ta kontaktojnë drejtpërdrejt.
“Kjo është arsyeja pse shihni njerëz që thonë gjëra të tilla si udhëheqësi suprem ka rënë dakord me kornizë, ose po presim të dëgjojmë për pikat përfundimtare të marrëveshjes. Çdo informacion që ai merr është i vonuar dhe ka shumë vonesa në përgjigjet e tij”, tha një zyrtar.
Zyrtarët shtuan se shumica e udhëheqësve iranianë kalojnë javë të tëra brenda bunkerëve të fortifikuar në përpjekje për të shmangur sulmet izraelite dhe amerikane.
Ndryshe, menjëherë pas marrjes së postit në fillim të marsit, media shtetërore iraniane raportoi se Khamenei ishte plagosur gjatë sulmeve ajrore izraelito-amerikane në Teheran.

SHBA-ja shënjestron një bankë në Emirate për transaksione që dyshohet se lidhen me Iranin
Katër vende të BE-së kërkojnë mënyra të reja për të përdorur asetet e ngrira ruse për Ukrainën
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
Trump hedh poshtë druajtjet për ndonjë sulm rus kundër NATO-s, pas vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
Serbia del në krah të talibanëve: Ambasadori i Vuçiqit merr pjesë në ceremoninë e regjimit në Afganistan
Ligjvënësit amerikanë me projektligji për masa ndaj Serbisë për shkak të demokracisë, Rusisë dhe Kinës