Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

The Geopost May 19, 2026 3 min read
Share the news

Agjencia për zbatim të ligjit e Bashkimit Evropian ka shënjestruar propagandën online të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në një operacion të koordinuar kundër përmbajtjes terroriste online.

IRGC-ja është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, dhe vende të tjera, përfshirë edhe Kosova.

Agjencia evropiane policore, EUROPOL, njoftoi se në këtë operacion janë shënjestruar 14.200 postime të lidhura me Gardën Revolucionare.

Aksioni u përqendrua në identifikimin dhe pengimin e pranisë online të grupit, që “përdorej për të përhapur propagandë, për të rekrutuar mbështetës dhe për të mbledhur fonde”, u tha në njoftim.

EUROPOL tha se 19 shtete bashkuan forcat për të identifikuar dhe ndërprerë përmbajtjen e lidhur me Gardën iraniane në internet: Austria, Belgjika, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga 13 shkurti deri më 28 prill, autoritetet nga këto shtete punuan së bashku, nën koordinimin e EUROPOL-it, duke mbledhur të dhëna, duke verifikuar caqet dhe duke verifikuar platforma online.

Sipas agjencisë së BE-së, përmbajtja u shpërnda në platformat kryesore të mediave sociale, si dhe në shërbime të transmetimit online, në faqe të blogjeve e ueb-faqe të pavarura.

Përmbajtja propaganduese, sipas EURPOL-it, u identifikua në disa gjuhë, përfshirë arabisht, anglisht, frëngjisht, persisht e spanjisht. Përmbajtja ishte në formate të ndryshme, sikurse fjalime që kishin narrativë fetarë të martizimit të ndërthurura me mesazhe politike e deri te video të gjeneruara me inteligjencë artificiale që lavdëronin Gardën Revolucionare Islamike dhe bënin thirrje për hakmarrje për vrasjen e liderit suprem iranian, Ali Khamenei.

Khameni u vra gjatë sulmeve ajrore në nisje të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.

EUROPOL tha se ndërlidhja e faqeve të internetit të lidhura me Gardën, që operonin në shumë gjuhë, ofron informacione të rëndësishme se si funksionon ky grup online.

Pasi u identifikuan mbi 14.000 postime të lidhura me Gardën – e cila në X ka 150.000 ndjekës – llogaria e Gardës në këtë platformë u bllokua nga BE-ja, ndërkaq linqe të tjera, të lidhura me disa platforma ose janë hequr ose po hetohen, tha EUROPOL.

Ky operacion gjeti se Garda iraniane vazhdon të zgjerojë praninë e saj digjitale. Hetuesit gjetën se ajo ka rrjete online në shumë vende, duke nisur nga Rusia e SHBA-ja, që i mundësojnë të ketë prani në internet.

Autoritetet po ashtu identifikuan transaksione që janë kryer duke përdorur kriptovaluta me qëllim amplifikimin e operacione online, një taktikë, që sipas EUROPOL-it, është e dizajnuar për të shmangur kontrollet tradicionale financuese.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.

Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë.

Tags: Europol Irani

Continue Reading

Previous: Rusia po i detyron ushtarët e plagosur të rikthehen në luftime edhe pse nuk janë shëruar plotësisht

Rusia po i detyron ushtarët e plagosur të rikthehen në luftime edhe pse nuk janë shëruar plotësisht 2 min read
  • Botë

Rusia po i detyron ushtarët e plagosur të rikthehen në luftime edhe pse nuk janë shëruar plotësisht

The Geopost May 19, 2026
Trump: SHBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja 2 min read
  • Botë

Trump: SHBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

The Geopost May 19, 2026
Teknolgjia Brave1, Ukraina prodhon bombë ajrore me kokë luftarake 250 kilogramëshe 2 min read
  • Botë

Teknolgjia Brave1, Ukraina prodhon bombë ajrore me kokë luftarake 250 kilogramëshe

The Geopost May 19, 2026
NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë 1 min read
  • Botë

NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë

The Geopost May 18, 2026
Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme 8 min read
  • Botë

Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme

The Geopost May 18, 2026
Dron rus në Letoni, NATO ngre menjëherë avionët luftarakë 1 min read
  • Botë

Dron rus në Letoni, NATO ngre menjëherë avionët luftarakë

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.