Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi i përgjigjet provokimeve të Vuçiqit: Nuk jemi shkëputur nga Serbia dhe kurrë nuk kemi qenë pjesë e saj

The Geopost May 15, 2026 1 min read
Share the news

Mali i Zi i është përgjigjur deklaratave provokuese të Aleksandar Vuçiqit, duke theksuar se ky shtet “nuk është shkëputur nga Serbia dhe se kurrë nuk ka qenë pjesë e saj”.

Reagimi erdhi pasi presidenti serb deklaroi se Mali i Zi “u nda nga Serbia”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në Podgoricë.

Autoritetet malazeze theksuan se Mali i Zi ka histori shtetërore dhe identitet të veçantë shumë përpara krijimit të shtetit modern serb, raporton rtcg.

Në reagimin zyrtar thuhet se Mali i Zi ishte një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe se pas vitit 1918 ai humbi pavarësinë në rrethana historike të diskutueshme, ndërsa referendumi i vitit 2006 përfaqësonte rikthimin e sovranitetit shtetëror.

Zyrtarët malazezë akuzuan Vuçiqin për shtrembërim të historisë dhe për përdorim të retorikës nacionaliste ndaj vendeve fqinje të rajonit.

Ata shtuan se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të bazohen në respekt reciprok dhe njohje të sovranitetit.

Tags: Aleksandar Vuçiq Mali i Zi Serbia

Continue Reading

Previous: FBI: Serbia po ndihmon të akuzuarit kinezë t’i shpëtojnë SHBA-së
Next: Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat 1 min read
  • Botë
  • News

Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat

The Geopost July 5, 2026
Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën 2 min read
  • Botë
  • News

Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën

The Geopost July 5, 2026
Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari 1 min read
  • Botë
  • News

Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari

The Geopost July 5, 2026
Si dezinformon portali Novosti për stërvitjet e rregullta ushtarake në Kroaci 3 min read
  • News

Si dezinformon portali Novosti për stërvitjet e rregullta ushtarake në Kroaci

The Geopost July 5, 2026
Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari gjerman Brey: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit

The Geopost July 4, 2026
KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë 1 min read
  • Ballkan

KE përsërit zhgënjimin ndaj Serbisë për mosndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë

The Geopost July 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.