Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kongresmeni Self: Refuzimi i disa shteteve anëtare të NATO’s për ta njohur Kosovën, minon stabilitetin në Ballkan

The Geopost May 14, 2026 2 min read
Share the news

Kongresmeni amerikan Keith Self ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i disa vendeve anëtare të NATO-s për ta njohur pavarësinë e Kosovës po dëmton stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe po krijon hapësirë për rritjen e ndikimit rus në rajon.

Sipas njoftimit të publikuar nga organizata “Albanians for America”, Self i bëri këto komente gjatë një seance dëgjimore përmbyllëse të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Në cilësinë e kryetarit të Nënkomitetit për Evropën, kongresmeni republikan e cilësoi Kosovën si “një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë evropianë të Shteteve të Bashkuara”, duke theksuar rëndësinë strategjike të saj për NATO-n dhe sigurinë në Ballkan.

Self rikujtoi edhe angazhimin e tij në planifikimin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 kundër spastrimit etnik në Kosovë, duke thënë se shteti i Kosovës ka dëshmuar përkushtim ndaj demokracisë, sigurisë rajonale dhe bashkëjetesës multietnike.

Sipas tij, këto elemente përbëjnë argument të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në një deklarim të veçantë gjatë seancës, kongresmeni amerikan foli edhe për ish-kongresmenin Eliot Engel, të cilin e quajti “hero në Kosovë”, për shkak të rolit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.

Self tha se Engel e kishte kuptuar rëndësinë e Kosovës si “kryq i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa kritikoi qasjet që, sipas tij, lavdërojnë aleatët e Kosovës në Uashington, por nuk mbështesin plotësisht integrimin euroatlantik dhe sigurinë afatgjatë të saj.

Deklaratat e kongresmenit amerikan vijnë në një kohë kur Kosova vazhdon të kërkojë mbështetje më të madhe ndërkombëtare për anëtarësim në organizata euroatlantike, ndërsa pesë shtete anëtare të NATO-s ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

The GeoPost

Tags: Kosova NATO SHBA

Continue Reading

Previous: Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë
Next: Si po rritet prania e kompanive kineze dhe ruse në zhvillimin e rregulloreve minerare në Serbi

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës? 8 min read
  • Ballkan

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe 3 min read
  • Ballkan

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

The Geopost October 26, 2026
“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje 3 min read
  • Ballkan

“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.