Ish-deputeti dhe i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka deklaruar se ngjarjet në burgun e Dubravës përbëjnë një “ekzekutim masiv” dhe “masakër klasike” ndaj të burgosurve shqiptarë, duke thënë se forcat serbe zbatuan një plan të qëllimshëm për shfarosjen dhe zhdukjen e tyre.
Në emisionin “The Geotalks”, Dugolli tha se në burg ndodhi një akt i hapur dhune dhe ekzekutimi, duke theksuar se të burgosurit ishin pa mbrojtje dhe në rrethana të pabarabarta.
“Në burg ndodhi ekzekutim masiv, masakër klasike ndaj të burgosurve të cilët ishin duarlidhur, pa asnjë mbrojtje”, u shpreh ai.
Sipas Dugollit, pas bombardimeve, forcat serbe kaluan në ekzekutime të drejtpërdrejta, duke pretenduar se veprimi ishte pjesë e një plani të strukturuar.
“Serbia po ekzekutonte një plan morbid për shfarosjen dhe zhdukjen me dhunë të burgosurve shqiptarë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se në një fazë të mëvonshme, ekzekutimet u kryen nga njësi të armatosura dhe të maskuara, që sipas tij hynin nga muret dhe vepronin në mënyrë të organizuar.
“Më vonë ata filluan të ekzekutojnë… nga muret hynin të maskuar dhe të armatosur deri në dhëmbë, njësi elitare kryenin ekzekutim”, tha Dugolli.
Duke folur për bilancin, ai theksoi se deri më tani janë konfirmuar dhjetëra viktima dhe të plagosur.
“Janë të konfirmuar 116 të vrarë… ndërsa 184 janë të plagosur”, u shpreh ai, duke përmendur se një person mbetet i zhdukur: “Ukshin Hoti”.
The GeoPost

Dugolli për Ukshin Hotin: E mbanin të izoluar… fytyra e tij tregonte se kishte përjetuar tmerr
Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit
Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global
Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi
Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj
Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe