SHBA-të kanë dy zgjedhje për Iranin: T’i shpërthejnë plotësisht dhe t’i shkatërrojnë përgjithmonë, apo të përpiqen të bëjmë një marrëveshje?
Kështu është sipas presidentit amerikan, Donald Trump.
I pyetur nëse dëshiron ta “shpërthejë Iranin”, ai përgjigjet: “Preferoj të mos e bëj në baza njerëzore, por ky është opsioni”.
Trump tha gjithashtu se nuk është i shqetësuar se SHBA-së po i mbarojnë raketat, në dritën e raporteve se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë filluar të shqetësohen për inventarin.
“Në fakt, kemi më shumë se kurrë më parë, sepse në të gjithë botën kemi inventar dhe mund ta marrim nëse na nevojitet. Në të gjithë botën, kemi sasi të jashtëzakonshme inventari”, deklaroi Trump.
“Jemi të pajisur, të mbyllur dhe të ngarkuar. Tani për tani, kemi më shumë se dyfishin e asaj që kishim kur filloi kjo”, shtoi ai.

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët
FSK njofton për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë nga Amerika, Kroacia dhe Shqipëria
Varreza masive në Zubin Potok, konfirmohet identiteti i tri viktimave – i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Trump e nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë e Iranit, shton mjete të reja për trysni
Franca dhe Zvicra ndërmarrin masa për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride ruse
Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së